Pasojat e Covid-19/ Një në katër fëmijë u bë i dhunshëm

Shëndetësia

Pasojat e Covid-19/ Një në katër fëmijë u bë i dhunshëm

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 20:19
Foto ilustrim

Një në katër fëmijë u bë i dhunshëm gjatë pandemisë së Covid. Studimi i kryer nga tre universitete në Izrael, nxjerr në pah pasojat psikologjike e mendore të sëmundjes te të miturit.

Sipas studimit, 38 për qind e fëmijëve nën moshën 6-vjeçare shfaqën më shumë doza stresi, se 43 për qind e tyre po kalonin më shumë kohë para televizorëve, kompjuterave apo telefonave dhe 36 për qind po ushqeheshin më shumë me ëmbëlsira.

Studimi nxorri në pah se 45 për qind e fëmijëve, pas heqjes së karantinës kërkuan mbështetjen e prindërve për t’u aktivizuar sërish në lojëra me bashkëmoshatarët. Studimi thotë gjithashtu se 37 për qind e fëmijëve hasën vështirësi të mëdha me mësimin online dhe 34 për qind kishin nevojë për mbështetje të shtuar emocionale e përkrahëse.

Në 10 fëmijë, gjashtë kishin nevojë për trajtim psikologjik, ndërsa te fëmijët e moshës nga 12 deri në 18 vjeç, 83 për qind e tyre kishin krijuar varësi të thellë nga televizori dhe kompjuterat.

Gjithashtu, pandemia në këtë grupmoshë rriti, sipas studimit, përdorimin e pijeve të ndaluara, si alkoolit.

Autorët e studimit nga Universiteti Hebraik i Jeruzalemit, Universiteti i Haifas dhe Universiteti Reichman thonë se në studim janë përfshirë mbi 6 mijë fëmijë dhe rezultatet e tij vlejnë edhe për vendet të tjera që zbatuan karantinë të ashpër në fillim të pandemisë, vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat