Nga çka shkaktohen rrathët e zinjë në sy?

Shëndetësia

Nga çka shkaktohen rrathët e zinjë në sy?

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 20:21
Foto ilustrim

Rrathët e syve janë shpesh shkaku që ju merrni ”komplimente” jo të këndshme. Nëse keni kaluar një natë të gjatë pa gjumë ose keni bërë një gjumë të keq, përgatituni që të nesërmen të keni sy të fryrë dhe rrathë të zinj poshtë tyre.

Por, kjo mund të ndodhë edhe kur ju keni fjetur mjaftueshëm. Kështu, në këto raste përpiqeni të gjeni shkakun, sepse në fakt kjo jo gjithmonë lidhet me gjumin.

“Arsyeja është osmoza. Uji vazhdimisht shkon nga pjesët e trupit në të cilin ka një konvergjencë të ulët të kripës në indet që kanë kripëra të ndryshme. Kjo mund të vijë nga lotët ose nga ushqimet e kripura”, sqaron dermatologu Valerie Goldburt.

Lotët dhe ushqimet e kripura shkaktojnë ënjtje te sytë në mëngjes, sepse lëkura është delikate dhe e hollë. Kështu që, mund të themi pa rezerva se kjo është arsyeja kryesore e shfaqjes së tyre, e ndikuar nga rryma e lëngshme në trup.

Rrathët e zinj poashtu mund të krijohen edhe nga fërkimi i syve, mospastrimi i make up-it, pirja e duhanit apo pijeve të tepërta. Poashtu, përdorimi i ilaçeve të ndryshme ka ndikim në shfaqjen e këtyre rrathëve. Medikamentet për eliminimin e tyre janë të shumta, por duke qenë në një zonë shumë delikate dhe lëkura shumë e hollë, e bën problematik trajtimin e tyre me ilaçe.

Kështu, për të shmangur efekte anësore, duhet të mbani parasysh disa gjëra të thjeshta që t’i zbatoni në përditshmërinë tuaj.

Zhbllokoni hundën nga sekrecionet e akumulaura,sepse ndikojnë në shfaqjen e këtyre rrathëve.

Përdorni kremra hidratues me përmbajtje bimore rreth syve.

Bëni një gjumë të rregullt dhe me orë të plota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat