Nëse i vishni këto të brendshme dëmtoni shëndetin tuaj!

Shëndetësia

Nëse i vishni këto të brendshme dëmtoni shëndetin tuaj!

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Shumë njerëz nuk i ndryshojnë të brendshmet aq shpesh sa duhet. Në fakt, disa e kanë thënë vetë se i mbajnë një palë veshur dy ditë ose më gjatë. Por përveç riveshjes se të brendshmeve para larjes, janë dhe disa gabime të tjera që shumë prej nesh i bëjnë kur bëhet fjalë për të brendshmet.

Pavarësisht se të brendshmet prej dantelle mund të duken më mirë sesa ato prej pambuku, veshja e tyre ka disa rreziqe mjaft serioze shëndetësore. Sepse dantella dhe pëlhura të tjera sintetike e thithin djersën lehtë dhe nuk nxjerrin ajër, kjo krijon terrenin e përsosur për bakteret rreth zonës intime. Kjo, mund të çojë në acarim të lëkurës dhe infeksione të ndryshme.

Kur stërviteni zgjidhni rrobat e duhura, jo ato që ju tregojnë më seksi. Në radhë të parë shëndeti. Është më mirë të zgjidhni të brendshmet që janë bërë nga pëlhura natyrore dhe që nuk ju mbajnë ngushtë.

Mos i thani me tharëse, por nxirrini jashtë ose varini në tel. Nëse i thani shpesh artificialisht të brendshmet tuaja nuk do të zgjasin shumë dhe do të prishen.

Mos përdorni detergjent aromatik sepse mund t’ju shkaktojë skuqje e reaksione alergjike për pasojë do të keni kruajtje dhe irritim te pjesët intime.

Vishini sipas përmasave që keni. Të brendshmet e papërshtatshme jo vetëm që do t’ju bezdisin shumë, por mund t’u dëmtojnë lëkurën dhe shkaktojnë infeksione të traktit urinar.

Ju vishni shpesh body. Por ato mund të sjellin dëmtime serioze shëndetësore nëse i vishni shpesh, sepse ngjeshin trupin dhe ushtrojnë presion te fshikëza, që do të thotë se ju duhet ta përdorni banjën më shpesh. Në rastin më të keq do t’ju shkaktojnë dhimbje afatgjata.

Mos flini gjithmonë me të brendshme. Trupi juaj ka nevojë të lirohet pak, sepse përveçse i bën mirë lëkurës, studimet tregojnë se mund t’ju ndihmojë të hiqni ca kilogramë që keni tepër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat