Studimi i ri zbulon sa orë gjumë duhet të bëni çdo natë

Shëndetësia

Studimi i ri zbulon sa orë gjumë duhet të bëni çdo natë

Më: 24 mars 2022 Në ora: 22:19
Ilustrim

Një studim i ri, i bërë nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Centers For Disease Control and Prevention, CDC), ka zbuluar përfitimet shëndetësore që vijnë nga gjumi, nëse fle më shumë se 7 orë në natë.

Duke analizuar të dhënat e studimit të kryer në vitin 2018, CDC arriti në përfundimin se njerëzit që flinin më pak se 7 orë gjumë janë të rriturit e moshës 18-60, të cilët janë në një rrezik të vazhdueshëm për t’u prekur nga obeziteti, hipertensioni, sëmundjet e zemrës, takikardia dhe ankthi. Një mungesë e theksuar e gjumit mund të ndikojë, po ashtu, ditë pas dite në punë, duke ulur gjithmonë e më shumë produktivitetin – e keqja më e vogël – deri në aksidente dhe dëmtime të tjera më të rënda.

Interesantja sipas këtij studimi është fakti që njerëzit që jetojnë në zonat malore të vendit flenë më pak se pjesa tjetër që jetojnë në zonat e mëdha urbane.

Nëse ke kohë që nuk e ndjek këtë regjim gjumi, fillo të mendosh për të ndryshuar rutinën, sepse nga sa duket, jeta varet vetëm nga kjo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat