Sideremia, vlerat normale të hekurit, mungesa dhe simptomat

Shëndetësia

Sideremia, vlerat normale të hekurit, mungesa dhe simptomat

Më: 10 maj 2022 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Hekuri është një mineral që i duhet organizmit tonë për të funksionuar si duhet:

Një ndërtues themelor për hemoglobinën, një proteinë që transporton oksigjenin nga mushkëritë në të gjithë trupin

Ndihmon muskujt të magazinojë apo përdorë oksigjenin

E nevojshme për sintezën e disa hormoneve

Përdoret në prodhimin e indit lidhës

Gjithashtu i pranishëm në shumë enzima.

Trupi ka nevojë për sasinë e duhur të hekurit sepse

Në mungesë të tij mund të shfaqet anemia sideropenike (e mungesës së hekurit)

Ndërsa në rastet e tepricës rrezikohet të dëmtohet organizmi (dhe kjo ndodh kur ekzagjerohet me suplmente hekuri që janë shkak i helmimit)

Ndryshe nga ushqyesit e tjerë teprica e hekurit nuk del nga trupi njerëzor, për këtë arsye nuk duhet të merrni suplemente të tij pa këshillën e mjekut.

VLERAT NORMALE

Meshkujt: nga 65 në 176 mcg/dl

Femrat: nga 50 në 170 mcg/dl

Fëmijët: nga 50 në 120 mcg/dl

Të porsalindurit: nga 100 në 250 mcg/dl

INTERPRETIMI

Me termin metabolizëm i hekurit flasim për një sërë procesesh biokimike për të mbajtur sasinë e pranishme në organizëm konstant në gjendje që:

Të ketë në dispozicion sasinë e nevojshme për mbijetesë,

Të shmanget mbledhja e tepërt e tij që mund të jetë toksike.

Hekuri është në veçanti i rëndësishëm për sintezën dhe funksionimin e rruazave të kuqe të gjakut që kanë pjesën më të madhe të metalit të çmuar (pothuajse 70%)

Në pjesën më të madhe sasia e mbetur ruhet në depozitat e komplekseve të ferritinës, një molekulë e pranishme në të gjitha qelizat, por në veçanti rreth zonave specifike si:

Mëlçia (rezerva kryesore)

Palca kurrizore

Shpretka

Një sasi shumë e vogël qarkullon me gjakun e lidhur me transferrinën, pasi hekuri i lirë do të kishte veprim toksik në organizëm.

Vlerësimi i sasisë së hekurit në gjak matet përmes analizave të gjakut në veçanti:

Sideremia (hekuri në gjak)

Ferritina (indeksi i depozitave të metalit)

Mundësisht transferrina (molekula e transportit)

Në rastet kur dy vlerat e para janë më të ulëta se kufiri i poshtëm në përgjithësi diagnostikohet një mungesë hekuri që përkthehet në anemi.

Sideremia, apo sasia e matur e hekurit në analizën e gjakut me të njëjtin emër përfaqëson sasinë që e quajmë “hekuri qarkullues”, pra i lidhur me transferrinën. E vetme kjo vlerë ka një domethënie të kufizuar fushën e diagnostikimit, prandaj vlera e saj interpretohet bashkë me atë të ferritinës.

Tabela më poshtë tregon për një vlerësim të vlerave të hekurit në gjak bashkë me analizat e tjera:

VLERAT E ULËTA TË HEKURIT

Ndryshimi mes mungesës së hekurit dhe anemisë sideropenike (të mungesës së hekurit)

Mungesë hekuri flasim kur nuk ka furnizime të mjaftueshme për të mbuluar kërkesat e organizmit për të funksionuar. Ajo është asimptomatike dhe shpesh mbetet e padiagnostikuar, por nëse kapet korrigjohet përmes suplementeve të hekurit.

Ndërsa anemia e mungesës së hekurit zhvillohet kur mungesa e hekurit vazhdon me kalimin e kohës dhe pengon organizmin të prodhojë sasinë e mjaftueshme të rruazave të kuqe të shëndetshme. Organizmi është në gjendje të prodhojë qeliza të kuqe dhe në gjendjen e mungesës, por në fund rezervat e hekurit të pamjaftueshme ngadalësojnë procesin dhe nxisin aneminë.

Pra anemia përcaktohet si një ulje e sasisë qarkulluese të rruazave të kuqe dhe jo të sasisë së hekurit.

Shkaqe të vlerave të ulëta të hekurit tek femrat në moshën e fertilitetit janë menstruacionet por dhe në shtatzëni kur organizmi kërkon më shumë hekur për ushqimin e duhur të fetusit.

Hemorragjia gastrointestinale gjithashtu mund të jetë shkak për vlera të ulëta të hekurit, personat me pamjaftueshmëri të veshkave, keqpërthithja e hekurit që është karakteristikë e disa sëmundjeve inflamatore, si dhe shumë rrallë është edhe vetë regjimi ushqimor i varfër me hekur.

Si trajtim për nivelin e ulët të hekurit për ata që vuajnë nga anemia rekomandohet sasia e duhur e hekurit në regjimin ushqimor që është mënyra më e lehtë dhe natyrale për të nisur të ndjeheni mirë. Por mund të jenë të nevojshme dhe suplemente hekuri për të rritur nivelin e tij. 

VLERAT E LARTA TË HEKURIT

Vlerat e larta zakonisht ndodhin për shkak të marrjes së një sasie më të tepruar se norma të hekurit me anë të ushqimit. Zakonisht nuk ka simptoma por në rastet e toksikimit nga hekurit për shembull, keni marrë ilaçe apo suplemente hekuri me tepricë, rëndësia e simptomave varet nga sasia që keni marrë.

Hekuri me tepricë mund të jetë i rrezikshëm për aparatin gastrointestinal, aparatin kardiovaskular, sistemin nervor qendror. Por mos harroni edhe sëmundjen gjenetike, hemokromatozën e karakterizuar nga përqendrimi i lartë në gjak që shkakton probleme në organizëm.

Simptomat që shfaqen për shkak të nivelit të lartë të hekurit janë ato të helmimit si dhimbje stomaku, kapsllëk, të përziera dhe të vjella, pamjaftueshmëri të mëlçisë dhe të fikët.

Trajtimi për intoksikimin bëhet zakonisht përmes dy përpjekjeve të kombinuara:

eliminimin e hekurit nga aparati gastrointestinal (lavazhi stomakut)

marrja endovenoze e deferoksaminës, ilaçi që kap hekurin qarkullues në gjak për ta eliminuar përmes urinës.

NEVOJAT PËR HEKUR

Sipas specialistëve doza ditore e rekomanduar e hekurit duhet të jetë si më poshtë:

Të porsalindurit: 11 mg

1-3 vjeç: 8 mg

4-6 vjeç: 11 mg

7-10 vjeç: 13 mg

 

Meshkujt

11-14 vjeç: 10 mg

15-17 vjeç: 13 mg

nga 18 vjeç: 10 mg

 

Femrat

11-14 vjeç: 10-18 mg

15-29 vjeç: 18 mg

30-59 vjeç: 18-10 mg

nga 60 vjeç: 10 mg

Në Shtatzëni: 27 mg

Gjatë ushqyerjes me gji: 11 mg

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat