Kapsllëku dhe urinimi i shpeshtë janë vetëm disa nga simptomat e tepricave të vitaminave

Shëndetësia

Kapsllëku dhe urinimi i shpeshtë janë vetëm disa nga simptomat e tepricave të vitaminave

Më: 10 maj 2022 Në ora: 20:48

Kapsllëku dhe urinimi i shpeshtë janë vetëm disa nga simptomat e marrjes së tepruar të vitaminës D

Vitamina D është e rëndësishme për ruajtjen e imunitetit dhe për shëndetin e kockave, por shumica marrin mbidoza të suplementeve që mund të shkaktojnë efekte anësore të pakëndshme.

Këto janë sinjale se po merrni shumë vitaminë D, disa prej të cilave nuk do t’i lidhni me suplemente!

Ju shkoni shpesh në tualet

Vitamina D rregullon përthithjen e kalciumit, por kur marrim shumë, veshkat do të luftojnë për të larguar tepricën, gjë që do të shkaktojë urinim të shpeshtë. Shumë kalcium që vitamina D ruan në trup mund të shkaktojë dëmtim të zemrës dhe gurë në veshka.

Ju jeni të hutuar

Një tjetër shenjë e një mbidoze të vitaminës D dhe kalciumit në trup mund të jetë konfuzioni, lodhja dhe madje edhe depresioni. Nëse papritmas keni këto simptoma, ndaloni marrjen e vitaminës D.

Ju dhembin muskujt

Dobësia, ngërçet ose dhimbja e muskujve mund të jenë simptoma të hiperkalcemisë, e cila më pas shkakton dehidrim. Kjo shkakton probleme me muskujt.

Koka juaj po rrotullohet

Marramendja dhe rënia mund të jenë një simptomë shqetësuese e një mbidoze të vitaminës D dhe njerëzit e moshuar janë veçanërisht të rrezikuar.

Keni kapsllëk ose të përziera

Simptomat e zakonshme tek njerëzit që marrin mbidoza të vitaminës D janë kapsllëku, të përziera, të vjella dhe dehidratim. Trupi përpiqet të heqë qafe vitaminat dhe kalciumin e tepërt duke i nxjerrë jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat