Ja çfarë tregojnë sytë për shëndetin tuaj

Shëndetësia

Ja çfarë tregojnë sytë për shëndetin tuaj

Më: 13 maj 2022 Në ora: 00:03
Foto ilustrim

Sytë përshkruhen shpesh si “dritare të shpirtit”, ndërkohë që ne i përdorim për shikimin, ata shpesh mund të ndihmojnë në zbulimin e shumë gjërave për shëndetin tonë më të gjerë.

Testet e syve janë thelbësore për këtë, pasi mjekët mund të ndihmojnë në zbulimin e ndryshimeve që mund të mos i vërejmë vetë.

Një ekspert tha se janë pesë gjëra që sytë tuaj mund të përpiqen t’ju tregojnë dhe se këto shenja mund të rezultojnë me një vizitë tek mjeku.

Giles Edmonds, drejtori i shërbimeve klinike Specsavers, tha që duhet të siguroheni që të bëni një test sysh të paktën një herë në dy vjet.

Derisa në shumicën e rasteve njollat ​​e kuqe nuk janë asgjë për t’u shqetësuar, Giles tha se ato mund të sinjalizojnë një sërë problemesh shëndetësore.

Shumicën e kohës, ai tha se ato mund të shkaktohen nga enët e gjakut të thyera, nga diçka aq e vogël si kolla apo teshtitja, shkruan The Sun.

Në mënyrë tipike një zverdhje e syve shkaktohet nga verdhëza, tha Giles, duke thënë se kjo është veçanërisht e rëndësishme për momentin pasi verdhëza është një shenjë kyçe e hepatitit dhe rastet kohët e fundit janë rritur tek fëmijët.

Giles tha se verdhëza shfaqet kur hemoglobina, që shpërbëhet në bilirubinë, e cila më pas nuk pastrohet nga trupi.

Shikimi i paqartë mund të shkaktohet nga shumë gjëra dhe është jetike që ta kontrolloni atë, derisa Giles  tha se diabeti mund të ndikojë në ënjtje të thjerrëzave brenda syrit, gjë që mund të shkaktojë përkeqësim të shpejtë të shikimit.

Tutje, ajo bëri thirrje që të shkoni te mjeku pasi diabeti duhet të kontrollohet me mjekim dhe shpesh të ndikojë në ndryshim e stilit të jetës suaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat