Tri ditë ‘leje menstruale’ për gratë që vuajnë nga dhimbjet, në Spanjë

Shëndetësia

Tri ditë ‘leje menstruale’ për gratë që vuajnë nga dhimbjet, në Spanjë

Më: 13 maj 2022 Në ora: 14:26
Ilustrim

Spanja do të ofrojë ‘leje menstruale’ deri në tre ditë në muaj për të gjitha gratë që vuajnë nga dhimbjet. Qeveria spanjolle pritet që do të miratojë masën javën e ardhshme.

Sipas të dhënave të Shoqatës Spanjolle të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, një e treta e grave që kanë menstruacione vuajnë nga dhimbje të forta të njohura si dismenorrhea, me proporcion në rritje nëse llogaritet edhe dhimbja para menstruacioneve.

Paketa e reformës pritet të kalojë në mbledhjen e ardhshme të kabinetit të Spanjës. Shkollave, gjithashtu, do t’u kërkohet të sigurojnë pako higjienike për vajzat që kanë nevojë.

Sipas ‘El Periodico’, Sekretarja e Shtetit për Barazinë dhe Kundër Dhunës Gjinore, Ángela Rodríguez, publikoi një paketë masash për të garantuar shëndetin dhe higjienën, në të cilën përfshihej edhe dhënia e lejes për gratë që kryejnë një abort.

“Të drejtat që lidhen me shëndetin menstrual nuk janë diskutuar kurrë dhe të dhënat janë rrëqethëse. Një në katër gra nuk mund të zgjedhë produktet e higjienës femërore që dëshiron të blejë, për arsye financiare. Për këtë arsye ne propozojmë që ato të shpërndahen pa pagesë në qendrat arsimore dhe sociale. Është e rëndësishme të sqarohet se çfarë është një periudhë e dhimbshme, nuk po flasim për një shqetësim të lehtë, por për simptoma serioze si diarre, dhimbje koke të forta, temperaturë”,- tha Rodríguez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat