Vuani nga pagjumsia? Ja çfarë duhet të bëni

Shëndetësia

Vuani nga pagjumsia? Ja çfarë duhet të bëni

Më: 15 maj 2022 Në ora: 15:47
Ilustrim

Ekspertja e gjumit Stephanie Romiszewski ka zbuluar gjërat më të këqija që mund të bëni kur keni pagjumësi dhe mënyrat  se si trajtohet ajo.

Pagjumësia mund të zgjasë vetëm disa ditë, të shtrihet në disa javë ose të bëhet kronike, duke zgjatur disa muaj apo edhe vite.

Mënyra se si trajtohet mund të ndikojë në sa kohë qëndroni në një gjendje të tillë, shpjegon Romiszewski.

Stephanie thotë se një nga gjërat e para që duhet kuptuar në lidhje me pagjumësinë është se kjo nuk do të thotë se diçka gjenetikisht nuk shkon me ju, ose se ka ndonjë lloj çekuilibri kimik në tru. Mund të trajtohet duke ndryshuar besimet dhe sjelljet.

Trajtimi i pagjumësisë ka të bëjë me ritrajnimin e trurit dhe riedukimin se si funksionon gjumi, thotë ajo.

Gjëja e parë që duhet të bëjnë personat me pagjumësi është të ndalojnë së shpenzuari kaq shumë kohë në shtrat. Sipas ekspertëve, cilësia e gjumit është më e rëndësishme se sasia e gjumit.

Gjithashtu sipas saj një terapist mund të ofrojë terapi konjitive të sjelljes për pagjumësinë, e cila kombinon një sërë strategjish psikologjike për të ndihmuar në riprogramimin e trurit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat