Keni dhimbje të këmbëve, këto janë ushtrimet më të mira për t’i qetësuar

Shëndetësia

Keni dhimbje të këmbëve, këto janë ushtrimet më të mira për t’i qetësuar

Më: 16 maj 2022 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Shumë njerëz përjetojnë dhimbje në këmbë ose kyçin e këmbës.

Të pasurit këmbë të forta mund të ndihmojë në zbutjen e dhimbjes dhe në përmirësimin e shëndetit dhe fleksibilitetit të këmbëve.

Për këtë ka disa ushtrime të cilat mund t’ju ndihmojnë të forconi muskujt e këmbëve, të cilët ofrojnë më shumë stabilitet.

Shumica e këtyre ushtrimeve me të cilat AgroWeb.org ju njeh mëposhtë, janë të thjeshta dhe nuk kërkojnë pajisje të veçanta.

Ju mund t’i bëni ato në shtëpi ose në palestër si pjesë e një rutine të rregullt stërvitore.

Ushtrime për fleksibilitet dhe lëvizshmëri

Tërhiqni gishtin e madh

Ushtrimi ka tre faza dhe është krijuar për të lehtësuar dhimbjen e gishtave të këmbëve nga veshja e këpucëve të ngushta.

Për të bërë këtë ushtrim:

Vendoseni këmbën e majtë mbi kofshën e djathtë.

Duke përdorur duart, shtrini butësisht gishtin e madh lart, poshtë dhe anash.

Mbajeni gishtin në çdo pozicion për 5 sekonda.

Përsëriteni këtë 10 herë përpara se të kaloni në këmbën tjetër.

Ushtrim për rritjen e forcës së këmbëve

Mbledhja e gishtërinjve

Për të bërë këtë ushtrim:

Uluni drejt në një karrige, me këmbët të mbështetura në tokë.

Vendosni një peshqir të vogël në dysheme dhe sipër tij një nga këmbët.

Mundohuni të kapni me gishtërinj peshqirin dhe ta tërhiqeni drejt vetes.

Përsëriteni këtë ushtrim pesë herë përpara se të vazhdoni me këmbën tjetër.

Ushtrim për largimin e dhimbjes

Rrotulloni me shputë një top tenisi

Rrotullimi i topit të tenisi nën këmbë mund të ndihmojë në lehtësimin e shqetësimeve me harkun e shputës së këmbës.

Për të bërë këtë ushtrim:

Uluni drejt në një karrige, me këmbët të mbështetura në dysheme.

Vendosni një top tenisi ose një top tjetër të vogël e të fortë, në dysheme pranë këmbëve.

Vendoseni njërën këmbë mbi top dhe lëvizeni atë para mbrapa, duke e shtypur dhe ushtruar pak forcë.Topi duhet të masazhojë pjesën e poshtme të këmbës.

Vazhdoni për 2 minuta dhe më pas përsëriteni edhe me këmbën tjetër.

Një shishe me ujë të ngrirë mund të jetë një alternativë qetësuese nëse nuk keni top të përshtatshëm.

Këshilla për shëndetin dhe sigurinë e këmbëve

Për të pasur këmbë të forta dhe të shëndetshme ju duhet të:

Krijoni një rutinë nxemje përpara se të ushtroheni.

Vishni këpucë të rehatshme për aktivitetet dhe sportet e përditshme.

Zëvendësoni këpucët e konsumuara sa më shpesh të jetë e mundur.

Ndërtoni ngadalë forcën dhe fleksibilitetin për këmbët dhe kyçet.

Shmangni sipërfaqet e pabarabarta, veçanërisht kur vraponi. Mundohuni të mos vraponi shumë shpesh në pjertësi të mëdha.

Dëgjoni trupin. Mos e teproni me aktivitetet.

Parandaloni çdo dëmtim duke pushuar dhe duke kërkuar trajtimin e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat