Kontrolloni shëndetin me pemën e familjes, zbuloni historinë tuaj

Shëndetësia

Kontrolloni shëndetin me pemën e familjes, zbuloni historinë tuaj

Më: 20 maj 2022 Në ora: 16:38
Ilustrim

Njohja e mirë e historikut shëndetësor të pemës suaj familjare është një armë e fortë shëndeti dhe mirëqenieje, duke qenë se zbulon sëmundjet nga të cilat jeni më të prirur të prekeni për shkak të trashëgimisë.

Shikoni më poshtë se çfarë duhet të dini saktësisht dhe si të përdorni informacionin e marrë.

Pema familjare shëndetësore ka të bëjë me sëmudjet nga të cilat vuajnë, ose vuanin të afërmit tuaj, si dhe shkaqet kryesore të vdekjes në familje. Këtu përfshihen të gjitha sëmundjet, trupore dhe mendore, probleme gjatë shtatzënisë, probleme zhvillimi etj. Kjo pemë është e rëndësishme jo vetëm për shkak se me familjarët tanë kemi shumë gjene të përbashkëta, por edhe sepse pjesëtarët e një familjeje kanë tendencë të kenë të njëjtat zakone, të mira dhe të këqija.

Duke ditur disa informacione më shumë mund të parandaloni disa efekte negative të gjeneve. Për shembull, nëse në historikun tuaj familjar ka kancer, mund të bëni disa ndryshime në zakonet e përditshmërisë në mënyrë që të pakësoni rrezikun. Ose mund të bëni vazhdimisht analiza që të "kapni" sëmundjen që në fazat e para, para se ajo të përparojë në nivele të rrezikshme për jetën.

Qëllimi juaj duhet të jetë mbledhja e informacioneve rreth sëmundjeve, moshave të diagnostifikimit, shkaqet dhe moshat e vdekjes, të paktën të familjarëve tuaj të afërm. Edhe pse informacionet që do të mblidhi do të ishte mirë të ishin të tre brezave para jush.

Disa nga sëmundjet e transmetueshme brez pas brezi: sëmundjet e zemrës, Alzheimer, kanceri i gjirit, kanceri i pankreasit, kanceri i prostatës, si dhe semundjet autoimmune, të tilla si diabeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat