Të kruarat në vagjinë gjatë ciklit tregojnë problemin serioz

Shëndetësia

Të kruarat në vagjinë gjatë ciklit tregojnë problemin serioz

Më: 22 maj 2022 Në ora: 00:47
Foto ilustrim

Bashkë me ngërçet, fryrjen, dhembjen në stomak dhe ndryshimet e shpeshta të humorit të pakëndshëm gjatë “atyre ditëve” mund të shtohen edhe të kruarat në vagjinë të cilat thjesht nuk mund t’i ndalni

Tingëllon gjë e njohur?

Nëse keni menduar që ai është problem i cili ju mundon vetëm juve – gaboni.

Në të vërtetë kjo është njëra ndër efektet anësore tipike menstruale të cilat shfaqen nga disa shkaqe.

Njëra ndër to, njëkohësisht edhe më e thjeshta, është që irritimin e shkakton gjaku i vjetër, i cili në menstruacionet e kaluara nuk ka rrjedhur.

Nga ana tjetër, mund të jetë fjala edhe për ndonjë infeksion serioz.

“Gjatë ciklit ekzistojnë shanse të mëdha për inflamacione të llojllojshme, të cilat gjithashtu mund të shkaktojnë të kruara”, thotë gjinekologu Suzan Fenske për “Women’s Health”.

Kjo simptomë mund të jetë shenjë e infeksionit kërpudhor dhe baktereve, andaj më mirë është që menjëherë të kontrolloheni te mjeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat