Shenja të fshehta që tregojnë se ke probleme me shëndetin

Shëndetësia

Shenja të fshehta që tregojnë se ke probleme me shëndetin

Më: 27 maj 2022 Në ora: 15:18
Ilustrim

Nëse dëshiron ta kontrollosh shëndetin, mund të shpenzosh disa minuta duke parë trupin në pasqyrë. I ke sytë të kuq? I ke thonjtë paksa ngjyrë kafe në majë? Po t’u kushtosh vëmendje disa ndryshimeve të vogla, mund të ndihmojë të dallosh edhe prolemet potenciale. Mund të jesh duke bërë një pastrim fytyre dhe estetistja, nëse është profesioniste, të kuptojë që ke kolesterol të lartë.

Ajo mund të ketë vënë re pika rreth syve plot me kolesterol të yndyrshëm. Nëse shenjat e çuditshme vazhdojnë, ose kombinohen me simptoma të reja, ato mund të jenë të rëndësishme. Nëse ky është rasti yt, vizito doktorin.

Të thinjesh para moshës 40 vjeç

Përveç trashëgimisë, thinjja e parakohshme mund të ketë një shkak. “Nëse thinjesh 50% para moshës 40, duhet të kontrollohesh për diabet,” thotë Joan Liebmann-Smith, doktor, autor i librit “Shenjat e trupit”.

Njollat e ashpra

Skuqje me kore, ose keratosa zakonisht janë beninje. Njollat e errëtat janë të trashëguara, por janë të padëmshme. Keratozat e diellit, megjithatë, stimulohen nga dëmtimi i diellit dhe janë një shenjë paralajmëruese për tumore lëkure, prandaj vizitohu.

Vetullat e shkurtra

Nëse të bien qimet e pjesës së jashtme të vetullave, është një shenjë e nënprodhimit të tiroides. Ajo hollon flokët gjithashtu, por ka trajtim për të rikthyer lavdinë e kurorës tënde.

Kapakë të rënë sysh

Mund të duken intrigues, por kontrolloji sepse shkaku mund të mos jetë mosha apo një tipar i familjes. Nëse ata bien aq shumë sa të ndikojnë shikimin, duhet të flasësh me mjekun për një ndërhyrje.

Bardhema jo aq të bardha

Kjo zakonisht do të thotë që je e lodhur, ke pirë, ose thjesht i ke ashtu, por kujdes nëse pjesa e bardhë e syve kthehet e verdhë kur ti je në qetësi, mund të jetë një shenjë e sindromës Gilbert, ku bilirubina grumbullohet në gjak, duke shkaktuar zverdhjen. “Syri rozë” është një emër i zakonshëm për konjunktivitin. Nëse vazhdon, bëj një analizë për klamidian, që mund të shkaktojë inflamacion të syve.

Një rrudhë e pjesës së tultë të veshit

Një studim i publikuar në The American Journal of Medicine ka treguar që një rrudhë diagonale mund të transmetojë një mundësi një në tre për sëmundjen e zemrës dhe me 77% nëse të dyja veshët janë prekur. Sipas kësaj teorie, vija tregon mungesë elasticiteti, që gjithashtu ndikon arteriet, por fajtori mund të jetë edhe mosha: Tuli i veshit rrudhet me moshën ashtu si dhe probabiliteti i sëmundjeve të zemrës”, thotë Andrew Weil.

Fytyra e skuqur

Faqet dhe hunda e kuqe, rosacea, shpesh shfaqet te gratë midis moshave 30 dhe 55. Stresi, dielli dhe ushqimet pikante, zgjerojnë enët e gjakut, kështu që minimizoji. Ajo mund të prekë edhe sytë dhe ndonjëherë ngatërrohet me lupusin. Vizitohu te një mjek i përgjithshëm, që mund të të japë antibiotikë.

Buzë të plasaritura

Buzët e plasaritura në cepat e gojës ndonjëherë shkaktohen nga mungesa e vitaminës B dhe zinkut. Kur plasaritja zgjat, në këtë zonë mund të zhvillohet mykotik. Trajtimet për mukozën e gojës mund të ndihmojnë.

Gushë e fryrë

Ti do e vije re nëse gjendrat janë fryrë gjatë natës, por një gushë e fryrë në pjesën e përparme, mund të jetë një shenjë për t’u marrë parasysh. Ajo mund të jetë shenja e një tiroideje hiperaktive, një gjendje më e zakonshme te gratë mes moshës 20 dhe 50, sidomos nëse edhe sytë janë bërë më të dalë dhe humbet peshë.

Nxirje edhe pa diell

Nxirja e lëkurës duhet vizituar te mjeku. Një shkak i rrallë është  Addison-i, mosfunksion i gjendrave adrenale, që të shkakton lodhje, dobësi dhe dhimbje. Nëse ke atë sëmundje, e mira është që mund të kurohet.

Gjoks i madh

Nëse je e pajisur mirë lart, mundohu të rrish e hollë poshtë. Një gjoks shumë i madh, të bën të dyshimtë për diabet, sipas një studimi kanadez, ndërsa beli i hollë mund të të mbrojë nga ky rrezik.

Lëkurë pule

Kokrrizat e përhershme të lëkurës, të shkaktuara ga një mbiprodhim i keratinës, janë normale, një në tre gra i kanë, sidomos në krahë. Ato janë të padëmshme, por nëse të bezdisin, përdor një larës trupi pa detergjent dhe shumë hidratant, ose kopjo Kleopatrën dhe bëj banjë me qumësht sepse acidi laktik ndihmon. Nëse ato shpërthejnë, dermatologu mund të të japë një krem me steroide.

Ijë të dhjamosura

Barkun mund ta thithësh, por dhjami në pjesën e mesit mund të jetë sinjal për degradimin e trurit dhe të të bëjë të dobët para diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Pëllëmbët e kuqe

Këto mund të jenë shenja të hershme të sëmundjes së mëlçisë, do ndihesh e pafuqishme gjithashtu. Do tregoheshe e zgjuar të kërkoje ndihmë mjekësore për të kufizuar dëmin.

Gisht unaze shumë i gjatë

Një gisht tregues më i shkurtër sesa gishti i unazës do të thotë që je ekspozuar ndaj niveleve të larta të testosteronit në fazën fetale. Kjo mund të të japë ambicie dhe një dëshirë të fortë seksuale, por mund të të bëjë të dyshimtë për artrit në gjunj, sipas një studimi nga University of Nottingham. Forco muskujt me ushtrime me ngritje këmbësh për të ndihmuar gjunjtë.

Thonj të shëmtuar

Një vijë horizontale ose vija e Beau-s mund të tregojë një sëmundje të vjetër ose kequshqyerje, ose që e ke goditur thoin. Por nëse ato vazhdojnë të shfaqen, merr masa për t’u kujdesur për shëndetin. Thonjtë në formë luge që kthehen nga jashtë mund të jenë simptomë e anemisë. Ndërsa thonjtë që janë të zbehtë anash dhe kaf në të kuq në majë mund të tregojnë që veshkat e tua kanë një shqetësim të madh.

Këmbë të ftohta

Ato janë shumë larg zemrës, kështu që shpesh janë vendi i parë ku shfaqen sëmundjet vaskulare. Këmbë dhe duar të ftohta jashtë normales tregojnë sindromën Raynaud, ku furnizimi me gjak nuk shkon në gishta. Por mos kërko thjesht çorape, sindroma e Raynaud ka të bëjë edhe me disa shqetësime shtesë, kështu që duhet të vizitohesh te një mjek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat