Kujdes lëkurën në plazh, dermatologia Kunesha: Deri tani rritja e infeksioneve 10%. Shpjegon shkaqet e infeksioneve

Shëndetësia

Kujdes lëkurën në plazh, dermatologia Kunesha: Deri tani rritja e infeksioneve 10%. Shpjegon shkaqet e infeksioneve

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 19:40
Ilustrim

Me rritjen e temperaturave përgjatë sezonit veror rritet edhe mundësinë për tu infektuar nga sëmundjet e lëkurës.

Dermatologe Loreta Kunesha thekson se ka një rritje të tyre me 10%.

“Duke qenë se temperaturat janë të larta, bën të rriten shumë infeksionet bakteriale. Ka një rritje me 10%.”

 Shkak për këtë rritje janë edhe frekuentimi i plazheve dhe pishinave, ku kujdesi i qytetarëve duhet të jetë më i lartë.

“Zakonisht infeksionet shtohen edhe nga plazhi, sepse jo të gjithë ujërat i kemi të pastër. Nëse pishinat kanë klor, atëherë na vjen alergji nga klori ose substanca të tjera me të cilat bëhet dizefektimi i pishës. “

Kryesisht fëmijët dhe të moshuarit janë më të predispozuar ndaj infeksioneve të lëkurës.

“Varet nga imuniteti i organizimit. Më të prekur janë fëmijët e vegjël që e kanë lëkurën më delikate, dhe moshat e treta.”

Prandaj doktoreshë Loreta këshillon përdorimin e kremrave të diellit, edhe pse sensibilizimi tek shqiptarët në këtë drejtim mbetet i ulët.

“Kremrat na mbrojnë nga moskrijimi i nishaneve apo acarimi i nishaneve ekzistente. Nishanet mund të kthehen në problematike.”

Të dëmshëm për lëkurën janë edhe locionet e ndryshëm që përdorën për të larguar insektet.

“Gjëra toksike janë, përderisa ajo prodhon, qoftë aromë apo substanca që mos të afrohet insekti, njëkohësisht jep dhe një dëm të lëkurës.”

Kunesha apelon që prindërit të tregojnë më shumë kujdes ndaj fëmijëve për të shmangur këto problematika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat