Përdorimi i celularit shton rrezikun e tumorit në kokë

Shëndetësia

Përdorimi i celularit shton rrezikun e tumorit në kokë

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Ndonjëherë mendojmë se i dimë të gjitha, ose të paktën gënjejmë veten. Por, a mund ta gënjejmë dot veten kur vjen puna tek shëndeti ynë mendor dhe fizik?

Përdorimi i celularit shton rrezikun e tumorit në kokë

Aparaturat pa kabëll dhe teknologjia wireless janë të dëmshme. Në këtë përfundim ka arritur një grup shkencëtarësh suedezë, të cilët kanë arritur të gjejnë një lidhje mes valëve elektromagnetike dhe krijimit të tumoreve. Përdorimi për më shumë se dhjetë vjet i celularëve dhe telefonave pa kabëll, të mbajtura gjithmonë në të njëjtin vesh, shumëfishon nga tre deri në pesë herë rrezikun e sëmurjes nga glioma, një formë kanceri të trurit.

Reklamat e ushqimeve “hipnotizojnë” fëmijët obezë

Fëmijët obezë hipnotizohen nga reklamat e ushqimeve: ky është përfundimi i një studimi nga Universiteti i Missouri-Kansas City. Studiuesit donin që të kuptonin nëse truri i një fëmijë obez, përgjigjej ndaj markave ushqimore në mënyrë të ndryshme nga ai i një fëmije me peshë normale. Grupi i studiuesve u bëri një rezonancë magnetike 10 fëmijëve obezë dhe 10 të tjerëve me peshë normale, ndërkohë që shfaqeshin logo dhe produkte ushqimore. Në grupin e fëmijëve obezë ata vunë re një aktivizim më të lartë dhe dëshirë më të madhe për të ngrënë, ndërsa në grupin e dytë, më aktive ishin zonat e vetëkontrollit.

Lodhja kronike, sindroma që prek të rinjtë

Është e përhapur në të gjithë botën dhe duket se nga kjo sindromë po vuajnë gjithnjë e më shumë njerëz. Është sindroma e lodhjes kronike. Një patologji për të cilën nuk ekziston një kurë dhe që prek sidomos të rinjtë, duke shkaktuar për vite probleme të rënda fizike dhe psikike. Kushtëzon, madje edhe pengon punënose studimin. Simptomat e lodhjes kronike janë: këputje e vazhdueshme për të paktën gjashtë muaj, e cila nuk kalon as pas çlodhjes, shqetësime me memorien dhe përqendrimin, por edhe faringit, dhimbje muskulare dhe kockash, cefalea, përshtjellim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat