Shenjat që tregojnë se po i lani gabim pjesët tuaja intime

Shëndetësia

Shenjat që tregojnë se po i lani gabim pjesët tuaja intime

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 00:41
Foto ilustrim

Bërja e dushit është një nga pjesët kryesore të rutinës së përditshme të shumicës së njerëzve.

Ky mund të duket proces i thjeshtë, por ekspertët thonë  se mënyra se si bëni dush mund të rrisë rrezikun e një infeksioni të keq në pjesët intime.

Gjinekologia, Anne Henderson dha një këshillë për gratë duke thënë se s’kanë nevojë ta pastrojnë vaginën, pasi ajo pastrohet në mënyrë natyrale.

Larja e vaginës me sapun është një nga shenjat që tregon se ju po i bëni trajtim të gabuar asaj pjese të trupit.

“Të jesh tepër higjienike, si dushi dy herë në ditë, mund të prishë plotësisht bakteret natyrore në të gjithë trupin, por veçanërisht në vulvë dhe në vaginë.Të jesh shumë higjienik nuk është mirë”, është shprehur ajo.

Shenja tjetër që tregon se po i lani gabim pjesët intime, ka të bëjë me aromatizuesit e ndryshëm, shkruan The Sun.

Ajo shtoi se larjet me aroma gjithashtu mund të prishin pH-në vaginale, kështu që ju duhet t’i përmbaheni ose ujit ose diçkaje më të butë si një larje qetësuese femërore.

Studimet kanë treguar më parë se larja e vaginës gjatë dushit rrit rrezikun e kancerit të vezoreve dhe infeksioneve të gjakut.

Shumica e lapsave shiten në dyqane si përzierje të para-paketuara me ujë dhe uthull, sodë buke, jod ose kimikate të tjera.

Gjithashtu duhet ditur se nuk bën asessi ta lani vaginën me lëng limoni, siç është bërë viral ky trend në rrjetet sociale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat