A po nxisin depresionin tek të rinjtë mediet sociale?

Shëndetësia

A po nxisin depresionin tek të rinjtë mediet sociale?

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 22:00
Foto ilustrim

Sa më shumë kohë që adoleshentët kalojnë duke shikuar në ekrane, aq më depresiv bëhen, sugjeron një studim i ri.

Një studim i Universitetit të Montrealit analizoi adoleshentët gjatë kohës sa ishin në shkollë të mesme dhe gjeti se forma të caktuara të rrjeteve sociale dhe emisioneve televizive nxitën ndryshime drastike në disponim dhe gjykimin mbi veten.

Adoleshentët kalojnë mesatarisht nëntë orë online në ditë dhe, njëkohësisht, shkalla e depresionit në mesin e të rinjve ka arritur rekorde të larta.

Studimi i ri konfirmon modelet e njohura gjithnjë e më shumë nga psikologët, por autorët e studimit thonë se është e rëndësishme se si dhe sa shumë adoleshentë qëndrojnë në internet mund të shërbejnë si shenjat paralajmëruese të depresionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat