Këmbët mund të tregojnë mbi gjendjen e kolesterolit

Shëndetësia

Këmbët mund të tregojnë mbi gjendjen e kolesterolit

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Një mënyrë jetese jo e shëndetshme mund të ndikojë në shfaqjen e problemeve të ndryshme. Ushqimi i tepërt i yndyrshëm dhe pikant, mungesa e aktivitetit fizik, alkooli, cigaret, ngrënia e një sasie të madhe ushqimi, të gjitha këto mund të çojnë në rritjen e kolesterolit të keq në gjak.

Nëse i kalon vlerat e lejuara, mund të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin tonë. Kolesteroli i tepërt ka tendencë të ngjitet në muret e brendshme të enëve të gjakut, gjë që mund të shkaktojë sëmundje të tilla si goditje në tru, presion të lartë të gjakut, aterosklerozë, sëmundje të zemrës, sëmundje të veshkave, etj.

Kjo është arsyeja se pse është jashtëzakonisht e rëndësishme që t’i kushtoni vëmendje shenjave paralajmëruese që dërgon trupi.

Niveli i lartë i kolesterolit mund të ndikojë edhe në këmbë.

Një nga shenjat e para që shfaqen në këmbë janë thonjtë e brishtë dhe ata që rriten ngadalë. Thonjtë e brishtë gjithashtu tregojnë për mungesë kalciumi dhe minerale tjera.

Ngërçet e shpeshta dhe ndjenja e mpirjes në këmbë mund të jenë gjithashtu tregues se sistemi juaj kardiovaskular nuk po funksionon në mënyrën më të mirë. Në sëmundjet vaskulare periferike, enët e gjakut ngushtohen ose bllokohen, duke kufizuar rrjedhjen e gjakut në këmbë.

Sëmundja vaskulare periferike (PVD), besoni apo jo, mund të ngadalësojë rritjen e qimeve në këmbë.

Gjithashtu, ndryshimet në lëkurë mund të jenë alarm. Ngjyra e kuqërremtë blu ose e zbehtë e lëkurës mund të tregojë probleme me kolesterolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat