Trupi përherë na paralajmëron: Nëse keni ndryshime të këtilla, shkoni te mjeku!

Shëndetësia

Trupi përherë na paralajmëron: Nëse keni ndryshime të këtilla, shkoni te mjeku!

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 07:03
Foto ilustrim

Organizmi ynë është një makinë e pabesueshme, e cila ndikon në një sërë faktorësh

Trupi për çdo ditë na dërgon edhe sinjale të caktuara nëpërmjet të të cilave mund të mësojmë në çfarë gjendje është shëndeti ynë.

Dhëmbët

Pos që kontrolloni shëndetin e dhëmbëve dhe të mishit të dhëmbëve, me shkuarje të rregullt te dentisti mund të mësoni shumëçka edhe për gjendjen e organizmit tuaj. Në të vërtetë, ndryshimet në gavrën e gojës mund të jenë ndër treguesit e parë të sëmundjes së zemrës, mushkërive, sistemit të tretjes apo të disa pjesëve të tjera të trupit tuaj. Mos i injoroni ndryshimet e dhëmbëve dhe të mishit të dhëmbëve, por kërkoni ndihmën e ekspertëve.

Pesha

Shtimi i peshës apo së paku dobësimi është dukuri e cila u ndodh të gjithëve gjatë viteve, mirëpo më së shumti varet nga ushqimi, mënyra e jetës dhe stresi. Nuk duhet assesi ta injorojmë shtimin e konsiderueshëm të peshës së trupit apo dobësimin.

Nëse në një afat të shkurtër keni fituar një numër kilogramësh kjo mund të tregojë debalancën hormonale dhe problemet me gjëndrat tiroide apo mbajtjen e ujit në organizëm, përkatësisht problemet me zemrën dhe veshkat si edhe me shtatzëninë. Njësoj vlen edhe humbja e shpejtë e peshës.

Urina

Në urinë gjenden më shumë se 70 për qind të markerëve me ndihmën e të cilëve mund të mësoni se në çfarë gjendje është organizmi juaj. Ngjyra dhe aroma e urinës janë tregues shumë të rëndësishëm të shëndetit.

Lëkura

Lëkura është organi më i madh i cili çdo ditë u ekspozohet ndikimeve të jashtme. Pikërisht për këtë shkak është me rëndësi të kontrollohen ndryshimet të cilat ndodhin në sipërfaqe të lëkurës. Pas dushit, si edhe para përdorimit së mjeteve për kurë, kontrollojeni pjesë për pjesë lëkurën, mirëpo për vendet vështirë të qasshme në shpinë përdorni dy pasqyra.

Keni vërejtur disa ndryshime të ngjyrës, lytha të reja, njolla apo puçrra të errëta, është mirë që të kërkoni këshillën e ekspertit. Kontrollimi te dermatologu është shumë i thjeshtë dhe i padhembshëm, mirëpo me të mund të pengoni shumë sëmundje, ndër të cilat edhe melanomën.

Thonjtë

Thonjtë mund të jenë zbukurim shumë elegant i duarve tuaja, mirëpo vlera e tyre është shumë më e rëndësishme. Ndryshimet e vogla dhe të mëdha në duar dhe në gishtat e këmbëve mund të tregojnë sëmundje të ndryshme.

Nëse keni vërejtur që thonjtë tuaj kanë ndryshuar formën, teksturën dhe ngjyrën, është koha për të shkuar te mjeku.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat