A është vërtet ngjitës stresi?

Shëndetësia

A është vërtet ngjitës stresi?

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

A na nervozojnë edhe neve njerëzit nervozë? Po, dhe këtë e thotë tashmë edhe shkenca: stresi është ngjitës. Sjellja plot ankth e një anëtari të familjes, një kolegu në punë, por edhe i një të panjohuri në rrugë, mund të transmetohet tek të tjerët njëlloj si një virus, veçanërisht teknjerëzit empatikë, pra që i perceptojnë shumë shpejt ndjenjat dhe gjendjen shpirtërore të tëtjerëve. 

Kjo është vërtetuar në një studim të Institutit Maks Plank në Lajpcig dhe Universitetit tëDresdenit në Gjermani.Studiuesit i detyruan disa vullnetarë të vëzhgonin njerëz të tjerë,ndërsa këta të fundit i nënshtroheshin situatave të tensionuara psikologjike.

Më pas ata matën nivelet e tyre të kortizolit. Hormoni i stresit ishte rritur me 26 për qind tekvëzhguesit. Dhe nërast se kishte një marrëdhënie intime me personin që gjendej nën presion, përqindja e rasteve në të cilat kishte një rritje të hormonit rritej në 40 për qind. 

Pse? Ky efekt “viral” i stresit ndodh për shkak të ndjeshmërisë, gjë që çon në identifikimin me atë që është duke përjetuar personi i stresuar. Dhe kjo është e vërtetë edhe kur ky i fundit shihet në një video. Sipas studiuesve, u pa se edhe filmat me shumë suspansë dhe shfaqjet televizive mund të rrisin nivelet e stresit të shikuesve. 

Cila është zgjidhja? 

Në të tilla raste zgjidhja është më se e dukshme:shmangni takimet (madje për shumë kohëdhe nëse është e mundur) me njerëz që po kalojnë një periudhë stresuese. Megjithatë, sipas një studimi, nëse 2 persona të stresuar bisedojnë me njëri-tjetrin, ata mund të relaksohen. 

Në një studim nga USC Marshall School of Business në Shtetet e Bashkuara, 52 studentë të cilëve iu desh të përballeshin me një test shumë stresues, u ftuan që të përballeshin me njëri-tjetrin. Dhe pasi ndanë të gjitha shqetësimet, u pa se niveli i tyre i kortizolit kishte rënë ndjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat