Llojet më të mira të çajit të gjelbër

Shëndetësia

Llojet më të mira të çajit të gjelbër

Më: 15 tetor 2012 Në ora: 17:01

A keni provuar çajet e gjelbër Matcha, Sencha, Chun Mee, Genmaicha ose Hojicha?

Ekzistojnë të pakën 6 arsye pse është mirë të pihet çaji i gjelbër, i cili fitohet nga gjethet e bimës Camellia sinensis, të cilat kërkojnë mënyrë të veçantë të përgatitjes. Kështu, çaji i gjelbër nuk është mirë të përgatitet me ujë që vlon por me ujë të nxehtë, i cili pas vluarjes ka qëndruar rreth pesë minuta.

Gjethet e çajit të gjelbër pas mbledhjes nuk humbin përbërësi e çmueshëm, sepse menjëherë kalojnë nëpër procesin e shkurtër të nxehjes ose fërgimit. Derisa në Evropë çaji i gjelbër më së shumti shitet në qeset me forcuesit e shijes, në Azi ende respektohet mënyra tradicionale e prodhimit, ndërsa ekzistojnë ende shumë lloje të ndryshme të çajit të gjelbër.

Si të njihet çaji kualitativ i gjelbër? Kushtoni vëmendje në mënyrën e ruajtjes së çajit në shitore. Edhe pse çmimi flet mjaft për kualitetin, e rëndësishme është që tregtari ta ruajë çajin në enë të errëta me kapak dhe çaji nuk guxon të jetë në kontakt me plastikën ose qeset.

Matcha

Gjethet e çajit në këtë rast thahen ose bluhen në pluhur. Matcha ka përqindje të lartë të kafeinës dhe shije të fortë dhe pak të hidhur. Mund të përgatitet me qumësht dhe/ose ujë.

Sencha

Sencha është çaji i gjelbër nga Japonia, i cili është i njohur për kualitetin e lartë. Gjethet pas mbledhjes për një kohë të shkurtër nxehen në avull (kinezët i fërgojnë), ndërsa shija e çajit dallon varësisht nga rajoni i prodhimit. Çaji i parë Sencha në sezon zakonisht është i lehtë, i butë dhe i pasur me vitamina, derisa në fund të vitit bëhet më i fortë dhe më i vrazhdë.

Chun Mee

Chun Mee është më pak i ëmbël se çajet e tjera të gjelbër. Në shije ndihet pak tym, ndërsa vetë emri i çajit në përkthimin fjalë për fjalë nga kinezishtja do të thotë “vetullat e vlefshme”.

Genmaicha

Genmaicha krijohet kur çajit të gjelbër klasik i shtohet orizi i fërguar. Legjenda thotë që për herë të parë është shfaqur në shekullin e 15-të në Japoni kur shërbëtorit të ngathët i ka rënë një kokërr orizi në çaj. Çaji është përgatitur në zjarr, i cili ka fërguar kokrrën e orizit në fund të tenxheres, duke i dhënë aromë të veçantë. Genmaicha ka aromë të kokoshkave.

Hojicha

Hojicha është çaji i gjelbër, i cili duket dhe ka shijen si çaji i zi. Është i mirë për tretje, prandaj shpesh konsumohet në orët e vonshme dhe pas shujtës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat