Njollat në fytyrë/ Si krijohen dhe si trajtohen, Zhegu: Dielli, shkaku kryesor

Shëndetësia

Njollat në fytyrë/ Si krijohen dhe si trajtohen, Zhegu: Dielli, shkaku kryesor

Më: 20 shtator 2026 Në ora: 13:45
Fotoilustrim

Ekspozimi i zgjatur në diell është një ndër faktorët kryesorë që shkakton hiperpigmentimin e lëkurës. Dermatologia Denisa Zhegu këshillon mbrojtjen e vazhdueshme me kremra kundër diellit, ndërsa për trajtimin e njollave, rezultati varet nga koha kur ato janë shfaqur dhe gjendja e lëkurës.

Njollat në fytyrë janë një nga shqetësimet më të shpeshta estetike, veçanërisht pas ekspozimit në diell. Por shfaqja e tyre nuk është thjesht një problem sezonal.

Denisa Zhegu shpjegon se një ndër faktorët kryesorë është ekspozimi ndaj rrezeve të diellit, që mund të shkaktojë hiperpigmentim të lëkurës.

Sipas mjekes dermatologe njollat mund të shfaqen në zona të ndryshme të trupit.

Për këtë arsye, mbrojtja nga dielli mbetet një nga hapat kryesorë të kujdesit për lëkurën.

Por a mund të zhduken plotësisht njollat? Specialistja thotë se rezultati varet nga koha kur është krijuar njolla dhe gjendja e lëkurës.

Sa më herët të identifikohet problemi, aq më të mëdha janë mundësitë për përmirësim. Ndërsa mbrojtja e përditshme nga dielli mbetet një element i rëndësishëm, jo vetëm për pamjen e lëkurës, por edhe për shëndetin e saj në afatgjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat