Studimi i ri: Vitamina D nuk ka ato efekte që mendonim

Shëndetësia

Studimi i ri: Vitamina D nuk ka ato efekte që mendonim

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 21:24
Ilustrim

Efektet pozitive të vitaminës D mund të jenë mbivlerësuar, sidomos kur është fjala për sëmundje si depresioni apo skleroza e shumëfishtë. Ky është përfundimi i arritur nga një rishikim i mbi 1600 studimeve të mëparshme, konkluzionet e të cilit u publikuan në revistën “Journal of General Internal Medicine”.

Studimi i drejtuar nga një profesor i Universitetit të Albertës në Kanada ka hedhur poshtë disa prej miteve të krijuara në vite në lidhje dobinë e vitaminës D në disa sëmundje.

Nën “lupën” e studiuesve kanë përfunduar disa prej bindjeve si efekti pozitiv i vitaminës D te reduktimi i frakturave, përmirësimi i depresionit dhe astmës, parandalimi i artritit reumatoid, trajtimi i sklerozës së shumëfishtë apo edhe aftësia për të parandaluar kancerin e infarktin si dhe forcimi i sistemit imunitar.

Ndër këto, e vetmja që bazohet në prova shkencore është aftësia e vitaminës D për të parandaluar frakturat, por edhe kjo jo në masë të madhe. Sipas studiuesve, nëse një grup njerëzish do të trajtohej me vitaminë D për dhjetë vjet me radhë, vetëm gjysma e tyre do të parandalonin frakturat e kockave.  Studiuesit nuk kanë konfirmuar të tjera efekte pozitive të vitaminës D në sëmundje të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat