Pesë këshilla për të mbajtur zemrën të shëndetshme

Shëndetësia

Pesë këshilla për të mbajtur zemrën të shëndetshme

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 00:40
Ushtrime

Dëshironi të jetoni gjatë? Një jetë të shëndetshme dhe pa probleme shëndetsore?

Atëherë ndiqni këto rregulla të domosdoshme për një shëndet të mirë të zemrës. 

1. Aktiviteti fizik. Nëse është i rregullt (të paktën gjysmë ore në ditë),redukton me një të katërtën e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. 

2. Qëndroni të dobët. Perimetri i belit tek meshkuj nuk duhet të kalojë 1 metër, ndërsa tek gratë 88 cm.

3. Ndiqni një dietë. Të jetë e pasur me fruta, perime dhe peshk. Ndërkohë duhet kufizuar mishi i kuq.

4. Asnjë sforcim. Kush nuk është stërvitur më parë, s’duhet t’ia nënshtrojë trupin sforcove të mëdha fizike, pa bërë një kontroll paraprak mjekësor.

5. Mos pini duhan. Tymi përmban rreth 4.800 kimikate, dhe shumë prej tyre dëmtojë zemrën dhe enët e gjakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat