Kanceri nuk është sëmundje e kohëve moderne

Shëndetësia

Kanceri nuk është sëmundje e kohëve moderne

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 16:17
Kocka

Kanceri nuk është sëmundje e kohëve moderne. Shkencëtarët kanë zbuluar se sëmundja ekzistonte tek paraardhësit e njeriut më shumë se 1 milion vjet më parë.

Studiuesit kanë gjetur gjurmë të kancerit në kockën e këmbës dhe të shpinës në dy specie të lashta të njeriut në Afrikën e Jugut.

Kocka e këmbës është e vjetër gati 1.7 milion vjet, ndërsa rruaza u përket 2 milionë vjetëve më parë.

Përpara këtyre gjetjeve, zbulimi më i vjetër i tumorit në qeniet njerëzore  ka qenë 120 mijë vjet më parë.

Zbulimi është bërë nga një grup hulumtuesish shkencorë nga Instituti i Studimeve Evolucionare "Witwatersrand" dhe Qendra e Afrikës së Jugut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat