Shkencëtarët vërtetojnë: Leximi i librave, shton jetëgjatësinë

Shëndetësia

Shkencëtarët vërtetojnë: Leximi i librave, shton jetëgjatësinë

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 12:51
Ilustrim

Disa preferojnë të lexojnë të madhin Tolstoi e disa të tjerë intrigohen nga novelat e Harry Potter.

Por pavarësisht se cilin material e zgjidhni, të lexuarit novela është i lidhur me jetëgjatësinë, ka zbuluar një studim i ri.

Ata që lexojnë shumë libra jetojnë mesatarisht 2 vjet më gjatë se ata që nuk lexojnë fare. Sipas studimit, vetëm një orë e gjysmë lexim në ditë, ndikon në rritjen e jetëgjatësisë.

Të lexuarit e gazetave dhe revistave, po ashtu lidhet me jetëgjatësinë, por ndikimi nuk është aq i madh sa të lexuarit e librave.

Shkencëtarët nga Universiteti Yale në SHBA, i kanë përdorur të dhënat e 3635 personave të cilët ishin mbi 50. Këtyre iu është kërkuar që të përgjigjen në pyetjet për shprehitë e të të lexuarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat