Hiqni qafe rrathët e zinj poshtë syve me këta përbërës

Shëndetësia

Hiqni qafe rrathët e zinj poshtë syve me këta përbërës

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 21:14
ilustrim

Aplikimi i kësaj maske prej majdanozi poshtë syve, do të iu ndihmojnë të luftoni krijimin e rrathëve të zinj.

Krejt çka ju duhet është një dorë majdanoz, një enë e vogël, lugë druri, një lugë gjelle ujë të nxehtë ose kos me dy topa pambuku.

 Kur t’i keni siguruar këta përbërës, grijeni majdanozin, vendoseni në enë dhe pastaj, shtyp gjethet me lugën e drurit që të nxjerrin lëngun. Më pas, hidh ujë të nxehtë mbi majdanoz duke e përzierë, mund dhe ta zëvendësosh me kos ujin, nëse do një maskë më të plotë.

 Fut pambukët në lëng pasi ai të ftohet. Pastaj vendosi poshtë syve, shtrihu me shpinë dhe lëri për 10 minuta.

 Këtë duhet ta përsërisni dy herë në javë, ose edhe më shpesh.

Majdanozi është shumë i pasur me vitaminë C dhe K, të dy elementë që i japin ndriçim lëkurës dhe e shfryjnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat