Përse femrat janë më të prekura nga dhimbja e kokës

Shëndetësia

Përse femrat janë më të prekura nga dhimbja e kokës

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 18:24
Ilustrim

Dhimbja e kokës është më e përhapur te femrat. Ndërkohë që vetëm një lloj i veçantë dhimbjeje dallohet te meshkujt, dhe kjo pasojë e efekteve hormonale, pasi shpesh gjatë shtatzënisë dhimbja e kokës zhduket.

Një nga tezat kryesore që shpjegojnë pse femrat vuajnë nga dhimbja e kokës apo migrena është edhe faza ovulatore apo para ciklit mestrual, pasi në këtë periudhë vërehet një rritje e estrogjenit dhe pakësim të progresteronit.

Një tjetër arsye është edhe jeta e përditshme shumë e tensionuar i shtyn femrat të kontrollojnë emocionet e tyre dhe zakonisht preken më shumë femrat në karrierë.

Ndërkohë, sipas statistikave zakonisht dhimbja e kokës në 50 për qind të rasteve është e trashëguar, nëse të dy prindërit vuajnë nga dhimbja e kokës, 30 për qind në rast se vuan vetëm një nga prindërit dhe 20 për qind në rast kur asnjë nga prindërit nuk është prekur nga dhimbja e kokës.

Në nivelin psikologjik dhimbja e kokës është e lidhur me personalitetin e predispozuar për të vuajtur nga dhimbja e kokës, në të cilën përfshihen persona me nivel të lartë inteligjence, shumë të ndjeshëm, me aftësi të mëdha vetëkontrolli, temperament energjik, perfeksionit, superkritikë, etj.

Zakonisht dhimbja e kokës prek të gjitha moshat, ndërsa nis të shfaqet rreth adoleshencë dhe në moshën 30-50 vjeçare. Ndërkohë që edhe fëmijët shpesh herë preken nga ky shqetësim, megjithëse për këtë grup-moshë është shumë e vështirë përdorimi i medikamenteve. Gjatë një kërkimi shkencor mes fëmijëve të shkollës fillore është vërejtur se më shumë se ¼ e tyre vuanin shpesh herë nga dhimbja e kokës.

Por sipas psikologëve në pjesën më të madhe të tyre dhimbja e kokës shkaktohet nga ndarja apo divorci i prindërve, që shumë herë shoqërohet me nervozizëm, pagjumësi, shpërqendrim, mbyllje në vetvete, tension emocional, paaftësi për të përballuar shoqërinë, etj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat