Ka një makth që i lë femrat më shpesh pa gjumë

Shëndetësia

Ka një makth që i lë femrat më shpesh pa gjumë

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 20:56
Ilustrim

Studimi tregon se femrat shohin më shpesh ëndrra të këqija se meshkujt dhe kanë makthe më të shpeshta.

Sipas një studimi, femrat përjetojnë më shumë makthe sesa meshkujt. Madje ëndrra më e zakonshme për to, është të shohin partnerin duke e tradhtuar.

Të paktën kështu thotë studimi i realizuar nga kompania “Amerisleep” në SHBA, i cili ka marrë në analizë rreth 2000 persona.

Studimi zbuloi se ëndrrat që shihen më shpesh në Amerikë janë: rëniet nga lartësitë dhe seksi me një njeri të ndaluar.

Por kur bëhej fjalë për krahasimin midis gjinive, makthet ishin më të shpeshta për femrat. Meshkujt kanë tendencë të ëndërrojnë gjëra të gëzueshme dhe emocionuese.

Përveç tradhtisë, tri ëndrrat e tjera më të shpeshta për një femër janë; duke i rënë dhëmbët, duke i ndjekur dikush dhe merimangat. Ndërsa meshkujt shohin ëndrra duke fluturuar, takim me një bukuroshe të panjohur ose para.

“Shkalla e lartë e çrregullimeve të ankthit te femrat, mund të jetë arsyeja pse ato shohin më shumë makthe”- thotë Dr. Jennie Parker.

Studimi i “Amerisleep” zbuloi gjithashtu se femrat kanë më shumë gjasa t’i mbajnë mend ëndrrat që shohin.

24% e femrave i mbajnë mend ëndrrat që shohin pothuajse çdo natë, krahasuar me 14% të meshkujve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat