Depresioni nuk është sëmundje mendore!

Shëndetësia

Depresioni nuk është sëmundje mendore!

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 22:56
Ilustrim

Është fizike! Vendosa të përballem me këtë temë që më irriton në shumë rrethana, prej paragjykimeve. Dua ta nis analizën me një pyetje të thjeshtë! Cili është ndryshimi mes depresionit dhe helmimit. Po jua them…

Nëse helmohesh ti mund t’I kërkosh shefit një ditë pushimi dhe do të të lejoj pa të bërë pyetje të shumta, do të thotë të qëndrosh edhe dy, apo tre. A keni provuar ndonjëherë të bëni të njëjtën gjë me depresionin? Vë bast që shumica nuk e ka bërë sepse mendon se shefi nuk ka për ta besuar, le më pastaj të të jap pushime. Kështu që ti detyrohesh të shpikësh një sëmundje ‘të vërtetë’, diçka që të jetë e besueshme dhe të gjithë ta kenë përjetuar. 

A do flasim edhe për pjesën kur miqtë të pyesin, si je? Nëse ke qenë i helmuar nga një ushqim ti mund të flasësh hapur dhe të tregosh gjithçka, do të kesh mirëkuptimin e të gjithëve. Nëse ju thua se ndihesh keq, je i dërrmuar, me siguri do të thonë ‘epo, forca, mos bëj kështu!”. Në këtë pikë ti do thjesht t’i qëllosh me shpullë! 

Mediat përpiqen në të gjitha mënyrat që ta trajtojnë depresionin si një sëmundje. Shpjegojnë që ankthi, depresioni a varësia nga çdo shqetësim, janë tashmë ‘të ligjshme’ dhe kërkojnë të njëjtën vëmendje si sëmundjet fizike. Truri, është një pjesë shumë e rëndësishme e trupit. Nëse vazhdojmë t’i trajtojmë sëmundjet e kokës si të ndryshme nga pjesa tjetër e trupit, nuk do të kemi asnjëherë sukses në luftën kundër tyre. Nëse nuk e keni provuar nuk do të mund ta kuptoni plotësisht këtë që po ju them. Sa prej jush kanë bisht si të majmunit? Ja pra, nëse nuk e ke nuk do të kuptosh asnjëherë se si hidhet e vërtitet nëpër degë! 

Mund të përpiqesh, të sforcohesh për ta kuptuar, por nëse nuk e ke provuar nuk do ta dish asnjëherë! Ke kaluar ditë të keqe? Të la i/e dashuri? Ke qenë me humor të keq gjatë gjithë javës? JO! Asnjë nga këto rrethana nuk ka të bëjë me depresionin! Nuk është ndryshimi i humorit prej një ngjarje banale ama, nëse e gjithë bota jote po lëviz vetëm prej asaj që ndodh në mendjen tënde, atëherë po, mund të jesh në depresion! Në këtë pikë ti nuk mund të reagosh apo të sforcohesh për t’i kthyer humorin vetes. Depresioni është njësoj sikur të përpiqesh të vraposh në ujë ndërsa të tjerët të thonë ta bësh me lehtësinë e vrapit në tokë! Është e pamundur! Ti je i zënë në grackën që ke ngritur vetë. Ajri përreth bëhet ujë, edhe detyra më e lehtë bëhet e pamundur! Ndërkaq, duhet të dalësh jashtë e të përpiqesh të dukesh normal. Nuk ke zgjidhje! E vetmja gjë që mund të bësh është të mbash larg gjërat dhe njerëzit që të ndikojnë negativisht. 

Ja çfarë dua të bëni. Nëse nuk keni provuar asnjëherë ndonjë lloj depresioni, ankthi o varësie, ndajeni këtë artikull në mediat sociale. Jeta jonë do të jetë më pak e ngarkuar dhe më e thjeshtë, nëse njerëzit do të jenë pak më të kuptueshëm!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat