Së shpejti njerëzit bëhen me dhëmbë që iu dalin vazhdimisht

Shëndetësia

Së shpejti njerëzit bëhen me dhëmbë që iu dalin vazhdimisht

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 08:18
Ilustrim

Dhëmbët e njerëzve do të mund të bëhen të dalin përsëri pasi të jenë dëmtuar, njëjtë si dhëmbët e peshkaqenëve pasi që edhe ata duket se kanë gjenet e njëjta me ne të cilat lejojnë ri-daljen e dhëmbëve, thonë shkencëtarët.

Peshkaqenët dhe peshqit e tjerë kanë dhëmbë që iu dalin vazhdimisht gjatë jetës së tyre, përderisa njerëzit kanë kapacitetin që vetëm njëherë t’ju ndërrohen dhëmbët.

Por tani shkencëtarët nga Universiteti i Sheffield-it kanë zbuluar se rrjeti i njëjtë i gjeneve që u mundëson peshkaqenëve t'iu dalin dhëmbët vazhdimisht, është prezent edhe tek njerëzit.

Gjenet e njëjta janë ruajtur përgjatë 450 milionë viteve evolucion, që do të thotë se ne kemi kapacitetin që ta bëjmë daljen e dhëmbëve njëjtë sikur tek peshkaqenët, duke i aktivizuar këto gjene në trupin tonë - duke i kombinuar me ato të peshkaqenëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat