Harrojini mjaltin dhe limonin, ja cila është kura më e mirë për kollën

Shëndetësia

Harrojini mjaltin dhe limonin, ja cila është kura më e mirë për kollën

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 16:08
Ilustrim

Kemi dëgjuar se mjalti dhe limoni mund të ndihmojnë në lehtësimin e kollës. Por, një specialist i kollës dhe rrugëve të frymëmarrjes mendon se çokollata është akoma më e mirë. Profesori Alyn Morice, drejtues i studimeve kardiovaskulare dhe respiratore tek Universiteti Hull, dhe bashkëthemelues i Shoqatës Ndërkombëtare për Studimin e Kollës, e bazon këtë mendim tek një studim shkencor.

“Edhe pse mund të tingëllojë e çuditshme, çokollata mund të lehtësojë kollën”, thotë ai.

Prof. Alyn është marrë prej vitesh me kërkime për mekanizmin e kollës. Ai ka analizuar gjithashtu rezultatet e studimit më të madh të kryer në Evropë në lidhje me kurat për kollën. Ky studim ka vërtetuar se një ilaç që përmban kakao është më i mirë se shurupi për kollë. Nga krahasimi që iu bënë kurave për kollën, panë se pacientët të cilët përdorën mjekimin me bazë çokollatën kishin një përmirësim të dukshëm brenda dy ditëve. Studimi, i quajtur ROCOCO, përfshiu 163 pacientë dhe rezultatet përfundimtare pritet të publikohen brenda këtij viti.

Ky nuk është studimi i vetëm që tregon se çokollata është ilaçi më i mirë për kollën. Më parë, hulumtuesit shkencor tek Kolegji Imperial në Londër zbuloi që një përbërës kimik i kakaos është më efektiv sesa përbërësit që përmbajnë ilaçet e zakonshme të kollës. Për këtë arsye në treg u hodh ilaçi Unicogh, i cili ul ndjeshëm frekuencën e kollës dhe eliminon zgjimin natën nga gjumi.

Ideja se çokollata mund të kurojë kollën mund të tingëllojë e çuditshme, por hulumtuesit shkencor të studimit ROCOCO mendojnë se kjo lidhet me vetitë qetësuese të kakaos.

Kakao dhe çokollata janë efektive gjithashtu sepse janë ngjitëse dhe krijojnë një shtresë e cila mbron fundin e nervave që ndodhen në fyt dhe që nxisin kollën. Kjo shpjegon pse mjalti, limoni dhe shurupe të tjera që kanë përbërje sheqeri, kanë qenë efektive dhe të përdorura në masë.

Megjithatë mos pretendoni se do keni të njëjtin efekt shërues nëse pini çokollatë apo kakao të ngrohtë sepse kjo nuk i jep kohë mjaftueshëm për të qenë në kontakt me fytin dhe për të formuar shtresën mbrojtëse. Ajo që mund të bëni është të hani ngadalë një copë çokollatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat