Doni të përqendroheni? Kombinoni çokollatën e zezë me çaj të gjelbër

Shëndetësia

Doni të përqendroheni? Kombinoni çokollatën e zezë me çaj të gjelbër

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 12:59
Ilustrim

Keni nevojë të kthjelleni pasdite? Atëherë qëndroni larg kafesë!

Çokollata e zezë dhe çaji i gjelbër mund të jeni kombinimi më i mirë për përmirësimin e niveleve të energjisë, tregon një studim i ri.

Në studimin shkencor të sponsorizuar nga kompania Hershey, hulumtuesit e Universitetit të Arizonës kanë testuar reagimet mendore të pjesëmarrësve që kanë ngrënë çokollatë me nivele të ndryshme të përmbajtjes së kakaos.

Pjesëmarrësit të cilët kishin ngrënë 60pc kakao – e cila konsiderohet niveli minimum i përmbajtjes së kakaos për t’u njohur si çokollatë e zezë – ishin më të vëmendshëm, megjithatë shtypja e tyre e gjakut ishte rritur.

Sidoqoftë, hulumtimi ka zbuluar se ata që konsumojnë çokollatë të zezë me amino acidin L-theanine – relaksues i cili gjendet në çajin e gjelbër, kanë përjetuar një rënie imediate në shtypjen e gjakut.

Studimi, i cili është publikuar në revistën NeuroRegulation, pohon të jetë i pari i llojit të vet që i ekzaminon efektet e çokollatës në karakteristikat e vëmendjes së trurit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat