Femra, dëshironi flokë më të gjata? Ja zgjidhja!

Shëndetësia

Femra, dëshironi flokë më të gjata? Ja zgjidhja!

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 17:21
Ilustrim

Nuk ekziston njeri i cili nuk dëshiron që të ketë flokë sa më të shëndetshme dhe të gjata. Ekzistojnë disa faktorë që ndikojnë në këtë, duke filluar nga dieta dhe stili juaj i jetesës.

Nëse dëshironi flokë më të gjata për një kohë më të shpejtë, ja mënyrat se si mund ta arrini këtë:

Ndiqeni një dietë të pasur

Është një parakusht që dieta juaj të përfshijë proteina dhe vitamina e minerale për të pasur flokë sa më të shëndetshme. Zgjidhni ushqime që posedojnë vitaminat A, B, C dhe E, hekur, zink, bakër, magnez dhe selen. Vitamina B – kompleks, në veçanti, është shumë e rëndësishme për të bërë flokët tuaj që të rriten më shpejt.

Këto, përfshijnë një shumëllojshmëri të ushqimeve si qumësht, djathë, kos, mish pule, vezë, drithërat, salmon, spinaq, brokoli , lakër, majdanoz, grejpfrut, avokado, bukë kafe dhe jonxhë në dietën tuaj për të ushqyer flokët tuaj dhe të kokës. Dhe prej frutave, lëngje të tilla si portokalli, grejpfrut, karrota dhe panxhar.

Përdorni vaj kastori

Vaj i kastorit është i pasur me vitaminën E dhe acide esenciale yndyrore, veçanërisht omega 9. Përzijeni atë me vajin e kokosit, ullirit dhe të almondit. Masazhojeni lëkurën e kokës dhe lini ashtu 30-45 minuta, pastaj shpëlajeni.

Masazhojeni lëkurën e kokës

Ta masazhoni lëkurën e kokës ndihmon në qarkullimin e gjakut, gjë kjo e cila i stimulon rrënjët e flokëve dhe i bën ato që të rriten më shpejt. Që të keni rezultate sa më efektive përdoreni një here në javë edhe një maskë për lëkurën e kokës.

Largojeni stresin

Stresi është njëri ndër faktorët më të rëndësishëm që e shkakton humbjen e flokëve. Prandaj, largojeni atë.

Përgatiteni një maskë me vezë

Vezët janë shumë të dobishme për një rritje sa më të shpejtë të flokëve për shkak se ato përmbajnë proteina dhe gjithashtu përmbajnë hekur, sulfur, fosfor, zink dhe selen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat