Njerëzit që flasin me veten janë gjeni

Shëndetësia

Njerëzit që flasin me veten janë gjeni

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 22:35
Ilustrim

Të flisni me veten mund t’ju bëjë të dukeni të çmendur. Njerëzit e çmendur flasin me veten, apo jo? Ata dëgjojnë zëra brenda kokës së tyre.

Nëse flisni me zë me veten, të gjithë do të mendojnë se keni probleme mendore. Por kjo është gabim. Të flasësh me veten duket se është shenjë e inteligjencës.

Në një studim, psikologët Daniel Swigley dhe Gary Lupyan nxorën një hipotezë se të flasësh me veten ka disa përfitime.

Dhe nëse e mendoni këtë, është padyshim e vërtetë. Njerëzit më të mençur në Tokë flasin me veten. Shikojini monologët e mendimtarëve më të mëdhenj në botë.

Shikojeni poezinë! Shikojeni historinë! Albert Ajnshtajn madje fliste me veten me zë!

Sipas psikologëve, të flasësh me veten i ka këto përfitime shëndetësore:

-         Të flasësh me veten bën që truri juaj të punojë në mënyrë më të dobishme

-         Të flasësh me veten të ndihmon që t’i organizosh mendimet

-         Të flasësh me veten të ndihmon që t’i arrish qëllimet

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat