Ja si ndikon kokaina në trupin dhe trurin tuaj

Shëndetësia

Ja si ndikon kokaina në trupin dhe trurin tuaj

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 18:16
Ilustrim

Kokaina fillon të ndikoj në tru brenda pak sekondave

Pavarësisht se e nuhatni, e injektoni apo e merrni në forma tjera, kokaina do të udhëtoj shpejt në qarkullimin tuaj të gjakut dhe në tru.

Do të ndiheni shumë më të fuqishëm dhe do të ndjeheni të droguar nga 15 deri 30 minuta, sipas National Institute on Drug Abuse.

Bebëzat do t’ju zgjerohen

Nivelet e larta të dopaminës dhe serotinës rezultojnë që bebëzat t’ju zgjerohen, e kokaina i rrit të dyja këto.

Venat tuaja do të ngushtohen

Efektet stimuluese të kokainës shkaktojnë që venat tona të cilat e përçojnë gjakun nëpër organe të ngushtohen.

Ritmi i zemrës do të shpejtohet

Pasi që venat tuaja janë ngushtuar, zemrës do t’i duhet të bëj më shumë punë për të dërguar gjak në pjesën tjetër të trupit.

Kokaina acaron mushkëritë dhe në disa raste shkakton dëm permanent të mushkërive Marrja e kokainës është ndërlidhur me shumë ndërlikime në mushkëri, përfshirë dëmtimin e kanaleve të frymëmarrjes, astmën, pneunominë, bronkitin, hipertensionin pulmonar, tumorin etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat