Këshillat për të mos u shëndoshur gjatë festave

Shëndetësia

Këshillat për të mos u shëndoshur gjatë festave

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 12:44
Ilustrim

Ditët e festave (Krishtlindje dhe Viti i Ri) janë për të gjithë ne të ndërthurura me ushqimin, pjatat e bollshme, ëmbëlsirat dhe pijet alkolike, pra në përgjithësi me një konsumim të tepërt të ushqimit. Probabiliteti që të shtojmë në peshë gjatë periudhës së festave është shumë i madh.

Megjithatë, nëse do të ndjekim disa udhëzime të thjeshta mbi mënyrën e ushqyerjes përpara festave sidhe gjatë ditëve të festave, ka mundësi që të mos shtojmë në peshë ose ato kilogramë që do të marrim ti humbasim shpejt pas kalimit të periudhave festive.

Përpara festave:

• Limitoni konsumin e ëmbëlsirave. Duke qenë se gjatë Festave tundimi për të konsumuar ëmbëlsira është shumë i madh, prandaj nëse mundeni, evitojini konsumimin e tyre në ditët përpara festave por mirë do të ishte që ti evitonit sa të mundeshit edhe gjatë festave.

• Konsumoni të paktën 5 racione frutash dhe perimesh çdo ditë. Kjo praktikë do t’ju ndihmojë jo vetëm të ulni kaloritë e konsumuara, duke qenë se frutat dhe perimet krijojnë idenë e ngopjes, por edhe do t’ju sigurojnë doza ushqyese dhe vitaminash të konsiderueshme, marrja e të cilave zakonisht nuk është prioritet për njerëzit gjatë periudhës së Festave.

• Konsumoni bishtajore (fasule, thjerrëza), peshk, ushqime të pasura në fibra, sic janë drithërat, pra me pak fjalë mundohuni të konsumoni ushqime të cilat gjatë Festave normalisht nuk konsumohen.

• Limitoni konsumin e alkoolit përpara periudhës së festave, duke lënë në këtë mënyrë më shumë hapesirë për konsum të tyre gjatë festave.

Gjatë periudhës së Festave:

• Gjatë periudhës së Festave ndodh që kafen e shoqëron gjithmonë një ëmbëlsirë. Përcaktoni vetë një limit konsumi të ëmbëlsirave dhe qëndrojini besnik këtij vendimi duke i thënë «jo» gjërave me tepri.

• Kini kujdes me kaloritë e pijeve. Duke patur parasysh që çdo gram alkool përmban 7 kalori, konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike mund të rezultojë e dëmshme për ruajtjen e peshës tuaj.

Në rast se keni mundësinë e zgjedhjes, do të ishte mirë të zgjidhnit një gotë verë të kuqe.

Gjithashtu, bëni kujdes me konsumin e pijeve me gaz, të tilla si coca- cola, pepsi.., pije këto të cilat përmbajnë shumë sheqer.
Në rast se duhet të pini pije me gaz, është e këshillueshme të konsumoni pije të lehta me gaz ( light).

• Në tryezën festive, përpiquni të shmangni ngrënien në këmbë, pra duke provuar pak nga të gjitha.

Është mirë që të mbushni pjatën tuaj një herë e mirë, duke përfshirë në të sallatë dhe perime.

Pas Festave:

• Rikthehuni në konsumimin e vakteve të vogla dhe të shpeshta gjatë ditës.

Shpeshherë, gjatë periudhës së Festave, kjo mënyrë të ushqyeri anashkalohet duke u zëvendësuar me konsumimin e një ose dy vakteve të mëdha gjatë ditës.

Vaktet e shpeshta do të reduktojnë ndjesinë e urisë, ndërkohe që sasitë më të vogla të ushqimit do t’ju ndihmojnë në kontrollin më të mirë të peshës tuaj.

• Mos dilni asnjëherë pa ngrënë mëngjes.

Kjo praktikë është një rregull bazë për kontrollin e peshës.

• Shoqëroni vaktin e drekës me sallatë perimesh, në këtë mënyrë rritet ndjesia e ngopjes, duke konsumuar një sasi më të vogël ushqimi.

• Shpesh konsumimi i dozave të mëdha të ushqimit nuk është në vetvete armik aq sa mund të jetë mungesa e aktivitetit fizik. Pra, merruni me aktivitet fizik të një intensiteti mesatar, prej 150 minutash cdo javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat