Lapsat kimikë, telefonat, karrocat, furçat e dhëmbëve… transmetojnë shumë sëmundje

Shëndetësia

Lapsat kimikë, telefonat, karrocat, furçat e dhëmbëve… transmetojnë shumë sëmundje

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 17:03
Ilustrim

Për shkak të lapsave kimikë të të tjerëve ose brushave për flokë, shumë lehtë është të infektoheni me E. coli, ftohje, madje edhe me hepatit, ndërsa teledirigjuesi është shënjestër e baktereve dhe viruseve të ndryshme.

Edhe pse janë të domosdoshme në tregje, karrocat dhe shportat janë të mbushura me mikrobe, ndërsa në 80 për qind të tyre gjendet E. coli, ka treguar një hulumtim amerikan. Por në to gjenden edhe bakteret që nxisin gripin, ftohjen dhe diarrenë. Për të shmangur infeksionet e mundshme, dezinfektoni dorezat dhe ulëset për fëmijë dhe gjithsesi lani duart para dhe pas blerjes.

Dhe kini kujdes kur herën e ardhshme merrni para në bankomat, sepse tastiera dhe ekrani e ndjeshëm në prekje janë përplot me baktere. Përveç E. coli, në to gjenden edhe bakteret rezistente në antibiotikët MRSA. Bakteret e tilla shkaktojnë infeksione serioze në lëkurë, ndërsa ndonjëherë mund të çojnë edhe në vdekje. Parandaloni infeksionet me dezinfektimin e sipërfaqeve që prekni dhe me larjen e rregullt të duarve. Është treguar që bankomatët e jashtëm përmbajnë më pak baktere.

Nëse kaloni natën për shembull te një mik apo partneri, kurrsesi mos i përdorni brushat e tyre të dhëmbëve, sepse mund “të merrni” ftohjen, gripin, ndonjë nga sëmundjet e frymëmarrjes, madje edhe hepatitin B. Kur jemi te ndarja, nuk është mirë as të merrni hua brushat e huaja për flokë, sepse në to janë gjetur baktere MRSA dhe mikrobe tjera.

Po ashtu, rreptësisht ndalohet përdorimi i zhiletëve të huaja. Madje edhe pse kjo nuk shihet, për shkak të prerjeve të shkaktuara me zhiletë, përmes gjakut mund të transmetohen sëmundjet e rrezikshme si hepatiti B.

Telefonat mobilë të femrave janë më të ndotur

Bashkë me shumë baktere të parrezikshme në telefonat mobilë mund të gjenden edhe e rrezikshmja E. Coli, bakteret MRSA dhe viruset e gripit. Telefonat mobilë të femrave janë më të ndotur se ata të meshkujve, për shkak të baktereve nga grimi, prandaj duhen të pastrohen me peceta dezinfektuese dhe të lahen duart.

Mbani lapsin tuaj kimik

Nuk duhet të huazoni as lapsa kimik, sepse shumica i fut në gojë dhe kështu mund të merrni viruse respiratore dhe infeksione të gojës. Nëse e huazoni, dezinfektojeni dhe fshijeni. Në kimikët personalë janë të gjendur më shumë mikrobe se në ata që qëndrojnë nëpër sportele.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat