Çfarë është dhe si të mbrohemi nga hepatiti A

Shëndetësia

Çfarë është dhe si të mbrohemi nga hepatiti A

Më: 19 janar 2017 Në ora: 21:59
Ilustrim

Fjala hepatit do të thonë inflamacion (pezmatim) i mëlçisë. Inflamacioni është një ënjtje e dhimbshme që e cila vjen si pasojë e ndonjë dëmtimi ose infektimi të indeve të organizmit.

Inflamacioni mund të bëjë që organet të mos funksionojnë si duhet. 

Çfarë e shkakton hepatitin A?

Hepatitin A shkaktohet nga virusi i hepatitit A. Viruset janë mikroorganizma të cilat mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme në organizëm. Për shembull, gripi shkaktohet nga një lloj i caktuar i virusit. Viruset mund të përcillen nga një njeri te tjetri.

Kush preket nga hepatiti A?

Çdokush mund të preket nga hepatiti A, por disa njerëz janë në rrezik më të lartë. Këtu përfshihen:

• Njerëzit të cilët udhëtojnë ose jetojnë në vende të pazhvilluara.

• Njerëzit të cilët jetojnë me dikë që ka hepatiti A.

• Njerëzit të cilët përdorin substanca ilegale, përfshirë droga që nuk kanë nevojë të injektohen.

• Meshkujt të cilët bëjnë seks me meshkuj.

Si mund të merret hepatiti A?

Ju mund ta merrni hepatitin A përmes kontaktit me fecesin e ndonjë personi të infektuar. Ju mund të prekeni nga hepatiti edhe nëse:

• Keni ngrënë ushqime të bëra nga ndonjë person i infektuar i cili nuk i ka pastruar duart e tij/saj pasi ka përdorur tualetin.

• Keni pirë ujë të papastër ose keni ngrënë ushqime të lara me ujë të papastër.

• Keni futur në gojë një gisht ose objekt që ka lënë në kontakt me jashtëqitjen e ndonjë personi të infektuar.

• Keni kontakte të afërta personale me një individ të infektuar, si për shembull përmes seksit ose nëse kujdeseni për ditë që është i sëmurë (duhet ta ushqeni, ta pastroni; të jeni në kontakte me të).

Ju kurrë nuk mund ta merrni hepatitin A nëse:

• Dikush ka teshtirë ose kollitur në ju

• Nëse jeni ulur afër ndonjë personi që ka hepatiti A

• E keni përqafuar ndonjë person të infektuar.

Sa kohë duhet për t’u shëruar nga hepatiti A? Cila është terapia më e përshtatshme në trajtimin e kësaj sëmundjeje?

• Pjesa më e madhe e personave shërohet brenda pak muajsh dhe lë një imunitet permanent. Nuk është e rrallë që infeksioni të kalojë pa shenja tipike, dhe të zbulohet rastësisht nga analiza rutinë. Përsa i përket trajtimit, nuk ka specifik për hepatitin A. Pacientët mbahen në regjim shtrati për disa javë nga vendosja e diagnozës. Çfarë ndërlikimesh mund të shfaqen? Kjo formë hepatiti ka një ecuri mjaft të mirë. Pacientët arrijnë të shërohen plotësisht brenda pak muajsh. Gjithsesi ndryshe nga format e tjera, hepatiti A nuk evoluon në forma kronike dhe nuk jep dëmtime që zgjasin për gjithë jetën në mëlçi. Në raste shumë të rralla, dhe nëse pacienti shfaq forma të tjera hepatike, mund të kalojë në forma fulminante.

• Si mund të parandalohet?

• Në vija të përgjithshme hepatiti A mund të parandalohet duke respektuar kushtet higjieno-sanitare. Duke evituar konsumimin e perimeve dhe prodhimeve të detit të palara apo të pagatuara mirë. Masë parandalimi tjetër është konsumimi i ujit të dizifektuar dhe shmangia e kontaktit me personat e infektuar.

Shenjat 

• dobësi dhe këputje trupore; 
• të përziera dhe të vjella; 
• dhimbje barku në zonën e mëlçisë; 
• temperaturë; 
• diarre; 
• feçe në ngjyrë të bardhë; 
• urinë e errët; 
• zverdhje e lëkurës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat