Testime të suksesshme të kontraceptivit për meshkuj

Shëndetësia

Testime të suksesshme të kontraceptivit për meshkuj

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 14:44
Ilustrim

Një kontraceptiv eksperimental i ri për meshkuj i cili bllokon rrjedhjen e spermës, ka qenë i suksesshëm tek testimet me majmun, shkruan BBC.

Vasalgel luan rolin e një barriere pasi të injektohet në tubat ku sperma do të duhej të notonte për në penis.

Sipas kompanisë prodhuese ky gjel është funksional dhe është i sigurt.

Testimet dy vjeçare rreth tij janë publikuar tek Basic and Clinical Andrology.

Në qoftë se mblidhen prova të mjaftueshme, pritet që testimet tek njerëzit të fillojnë në të ardhmen e afërt.

Kjo do të shënonte tipin e ri të parë të kontraceptivit për meshkuj për disa dekada.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat