Zbuloni çfarë ndodh me trupin nëse hiqni dorë nga mishi i kuq

Shëndetësia

Zbuloni çfarë ndodh me trupin nëse hiqni dorë nga mishi i kuq

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 08:44
Ilustrim

Mishi i kuq është një ndër ushqimet më të konsumuara në tryezat e shqiptarëve, madje shumica e prindërve tanë e konsiderojnë si përfaqësuesin më të rëndësishëm të një vakti.

Shumë njerëz arrijnë deri në atë pikë dhe e konsumojnë pothuaj çdo ditëve të javës, pavarësisht efekteve të tij. Por a keni menduar se çfarë mund t’i ndodhë organizmit nëse reshtni së konsumoni mishi të kuq.

• Humbisni peshë më shpejt: Mishi i kuq është hiperkalorik, prandaj nëse e eleminoni nga regjimi juaj ushqimor do të humbisni ato kg-të e padëshiruara shumë shpejt.

• Normalizoni çrrehullimet e pH-it: Eleminimi i mishit të kuq nga dieta ushqimore nënkupton më pak aciditet në organizëm dhe normalizim të vlerave të pH-it (pehashit).

• Ulni nivelin e kolesterolit të keq: Mishi i kuq përmban acide yndyrore të ngopura që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq dhe shkaktojnë bllokim të arterieve. Nëse doni të keni një zemër të shëndetshme, konsumoni sa më pak mish të kuq.

• Përmirësoni gjendjen e lëkurës: Lëkura është organi më i madh në trupin tonë dhe ka nevojë për përkujdesje të vazhdueshme që të jetë sa më e shëndetshme. Nëse doni një lëkurë të pastër dhe të kuruar konsumoni sa më shumë ujë, fruta e perime dhe largoni nga dieta mishin e kuq toksik.

• Mishi i kuq ndikon në formimin e disa pllakave në muret e brendshme të enëve të gjakut, të cilat më pas shpien në shfaqjen e disa patologjive kardiake.

• Sipas të dhënave të Insitutiti WorldWAtch, më shumë se 51% e emisioneve të gazit në glob shkaktohen nga fermat e kafshëve. Duke eleminuar mishin e kuq nga vaktet tuaja, ju kudeseni në këtë mënyrë edhe për ambientin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat