Përse stresi mund t’iu shkaktojë sulm në zemër

Shëndetësia

Përse stresi mund t’iu shkaktojë sulm në zemër

Më: 4 mars 2017 Në ora: 14:55
Ilustrim

Stresi mund të konsiderohet si një realitet i pashmangshëm në jetën moderne por trupi i njeriut nuk është aq i shpejtë sa për të kuptuar që në fakt duke qenë i stresuar i jep vetës një taksë serioze në jetë.

Duke u bazuar në një numër studimesh, stresi gjithashtu rritë rrezikun për të pasur sëmundje të zemrës, shkruan “Time”.

Bazuar në studimet e reja të publikuara në “The Lancet” shkencëtarët raportojnë se duke pasur më shumë “amygdale” aktive shtohet rreziku për sëmundje  dhe sulm në zemër.

Në një studim ku morën pjesë 293 njerëz pa probleme të zemrës të cilët iu nënshtruan një  mbikëqyrjeje me PET/CT Scan ( që shërben për të zbuluar strukturën e qelizave dhe indeve të trupit) për të matur aktivitetin e trurit dhe palcës së eshtrave si dhe pezmatimit të arterieve.

Këto tri zona ndërveprojnë në mënyrë të rëndësishme në modelet e kafshëve, thotë autori i studimit dhe kardiologu Dr. Ahmed Tawakol, drejtor i programit MR PET CT, në spitalin e përgjithshëm në Massachusetts.

Stresi pra, shkakton të ashtuquajturat “amygdala” që pastaj aktivizon palcën e eshtrave dhe inflamacionin e arterieve.

Në një studim tjetër më të vogël, shkencëtaret  anketuan  13 njerëz me nivel të stresit më të lartë se zakonisht për të ranguar sa të stresuar ndiheshin ata në përgjithësi gjatë pyetjeve psikologjike.

“Ne gjetëm se perceptimi i tyre për stresin është dukshëm i lidhur me amygdalet” tha Tawakol .  Ata të cilët kishin thënë se janë vërtetë shumë të stresuar kishin amygdalet më aktive. “Kur flas me pacientet e mi, unë u them atyre se ne po mësojmë që dieta, ushtrimi apo zvogëlim i stresit janë disa nga pajisjet tona me bindëse dhe janë pak më të thjeshta” shton ai.

Ndonëse nuk është teknologjia më e mirë që kemi për t’ua ofruar pacienteve tanë, në fund të fundit është këshilla më e mirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat