Kurrë mos e lejoni qenin t'ju lëpijë në fytyrë

Shëndetësia

Kurrë mos e lejoni qenin t'ju lëpijë në fytyrë

Më: 2 prill 2017 Në ora: 23:57
Ilustrim

Qentë mund të shkaktojnë infeksione të përgjithshme në njerëz vetëm duke i lëpirë ata, kanë paralajmëruar doktorët pasi një britanike e moshuar ra në gjendje kritike shëndetësore.

70-vjeçarja u shtri në kujdesin intensiv me dështime të shumë organeve pasi u prek nga një infeksion i rrallë nga qeni i saj.

Thuhet se bakteria e cila mund të jetojë në gojën e qenve, u transferua nga qeni tek gruaja për shkak se ajo e mbante atë gjithmonë afër duke e lënë që ta lëpinte.

Doktorët britanik kanë raportuar në detaje në gazetën online “BMJ Case Reports” atë se si gruaja, e cila nuk ishte duhanpirëse dhe rrallë pinte alkool, pothuajse vdiq pas infeksionit që e çoi atë në gjendje seeptike.

Kjo gjendje ndodh kur sistemi imun i trupit rraskapitet përderisa tenton të luftojë një infeksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat