Çfarë i ndodhë organizmit nëse pini lëngje të gazuara çdo ditë

Shëndetësia

Çfarë i ndodhë organizmit nëse pini lëngje të gazuara çdo ditë

Më: 5 prill 2017 Në ora: 10:01
Ilustrim

Pijet e gazuara janë shakatari kryesor i obezitetit dhe shumë sëmundjeve të tjera të ngjashme. Por, shumica e njerëzve vazhdojnë t’i përdorin duke mos menduar kështu për rreziqet e tyre. Me rritjen e konsumimit të pijeve të gazuara janë rritur edhe më tepër problemet shëndetësore, veçanërisht viteve të fundit.

Më poshtë mund të shihni se përse konsumimi i lëngjeve të gazuara nuk është i preferueshëm

Një sërë studimesh kanë treguar se personat të cilët konsumojnë pije të gazuara çdo ditë, duke i zëvendësuar ato me pije të shëndetshme siç është qumështi, rrezikojnë të ballafaqohen me mangësi të mëdha në vitamina, minerale dhe fibra për shkak të zgjedhjes së tyre ushqimore.

Nga konsumimi i përditshëm i pijeve të gazuara do të vëreni shtimin e kariesit dhe erozionit dentar në dhëmbët tuaj për shkak të përmbajtjes së sasive të mëdha të sheqerit dhe aciditetit të lartë.     Sado që pastrimi i dhëmbëve të bëhet rregullisht, njollosja e dhëmbëve për shkak të konsumimit të rregullt të pijeve të gazuara është e paevitueshme.

Konsumimi  i tepërt i pijeve   gazuara mund të çojë në  dëmtim, madje edhe thyerje më të lehtë të eshtrave  , në sëmundje të ndryshme si osteoporozën (e cila I bënë eshtrat më të butë dhe më të dobët) madje edhe në  hipokalemi(nivel I ulët I kalciumit që shoqërohet me çrregullim të ritmeve të zemrës, me  dobësim të muskujve e deri tek paraliza).

Studimet kanë treguar se ky ndikim i rritjes së  frekuencës së thyerjes  dhe shkatërrimit të eshtrave ndodh  si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit.

Gjasë më të madhe kanë fëmijët mes moshës 9 dhe 16 për shkak të faqes së tyre të rritjes dhe për shkak të pranisë së kafeinës në sasi të lartë.

Konsumimi i lëngjeve të gazuara sjellë shumë efekte negative anësore, prandaj është shumë i rëndësishëm eliminimi nga rutina e juaj e të ushqyerit.

Nëse mendoni se nuk mund t’i eliminoni krejtësisht këto pije, provoni të reduktoni sasinë në një filxhan të vogël, deri sa të mund ta bëni  largimin e plotë nga to.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat