Nëse keni këto tri lloje të kokëdhembjes, ju duhet urgjentisht të vizitoni mjekun tuaj!!

Shëndetësia

Nëse keni këto tri lloje të kokëdhembjes, ju duhet urgjentisht të vizitoni mjekun tuaj!!

Më: 9 prill 2017 Në ora: 09:07
Ilustrim

Edhe pse kur keni kokëdhembje të madhe ju duket se është fundi i botës, prap ato nuk janë të rrezikshme për jetën tuaj. 

Sidoqoftë, disa lloje të kokëdhembjes të cilat nuk duhet anashkaluar mund të jenë shenja te ndonjë sëmundje serioze; siç janë sulmet e zemrës, aneurizmi dhe meningjiti.

1: Ethe dhe dhembje të qafës

Dhembja e qafës dhe ethet mund të jenë shenja të meningjit; inflamacion i mbështjellësit të sistemit nervor (trurit), i cili shumë shpejtë mund të bëhet kritik.

2: Të përzier

Të përziera të mëdha ( të ashpra) ose vjellje si dhe vështirësi në të folur apo ecur, mund të jenë shenjë për gjakderdhje në tru.

3: Kokëdhembja më e madhe që keni pasur ndonjëherë

Kjo mund të jetë shenjë e ndonjë aneurizmi në tru që nëse pëlcet mund të shndërrohet në gjakderdhje katastrofike. Dhe kjo është rrezik për jetën tuaj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat