Ja çfarë i ndodh trupit të njeriut nëse konsumoni 3 kokrra vezë në ditë

Shëndetësia

Ja çfarë i ndodh trupit të njeriut nëse konsumoni 3 kokrra vezë në ditë

Më: 9 prill 2017 Në ora: 16:32
Ilustrim

Veza është një ndër produktet që nuk mungon kurrë në shportën e konsumit të çdo familjeje shqiptare. Gjen përdorim pothuajse kudo, gatim gjellërash, ëmbëlsira, maska bukurie etj, por ajo që e bën të veçantë janë vlerat e saj të shumëllojshme ushqyese. E pasur me aminoacide, vitamina, si kompleksi i plotë i vitaminës B, vitamna D dhe E, fosofor, selen, komplekse proteinike etj. Shumë njerëz tregohen skeptikë në lidhje me numrin evezëve që duhen konsumuar, por studimet e fundit kanë treguar se 3 vezë mjaftojnë. Jo në javë, por në ditë. Zbuloni ç'përfitime sjell veza për organizmin e njeriut:

1.Forcon sitemin imunitar: Edhe pse e kaluam fazën më të vështirë, atë të dimrit, duhet ta pranoni që pranvera tregohet jo gjithmonë mirëkuptuese me shëndetin. Lodhja pranverore, alergjitë e shumta dhe shenjat e lehta të ndonjë gripi nëpër këmbë dobësojnë shumë sistemin imunitar, për këtë arsye gjëja më e mirë që mund të bëni është të hani vezë. Një kokërr vezë mesatare përban thuajse ¼ e nevojës ditore për selen. Seleni ushqen organizmin dhe kontrollon funksionin e tiroides.

2.Mban nën kontroll kolesterolin: Tashmë e dini që në trupi ynë krijon habitat për zhvillimin e kolesterolit të mirë edhe atij të keq. Edhe pse veza përmban një sasi të konsiderueshme kolesteroli, studimet e fundit kanë treguar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi përmbajtja aminoacide e vezës lufton kolesterolin e keq.

3.Ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës: Sëmundjet e zemrës janë një ndër sfidat më të mëdha të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe  komunitetit mjekësor ndërkombëtar. Ushqyerja e pashëndetshme, mungesa e aktivitetit fizik, faktori i trashëguar etj, janë disa prej arsyeve që çojnë në shfaqjen e sëmundjeve kardiake. Siçe thamë më lart, veza përmban kolesterol, më saktë disa përmbërës që luftojnë kolesterolin e keq LDL dhe pengojnë koagulimin e gjakut dhe oksidimin e rrugëve koronare.

4.Ju jep energji: Energjia e vërtetë gjendet në ushqimet natyrale. Një kokërr vezë përmban 15% të kërkesës ditore për vitaminë B2, njohur ndryshe si riboflavinë. Riboflavina është si një lloj karburanti që furnizon trupin tonë me energji të vazhdueshme.

5.Flokët dhe lëkura juaj do të duken më mirë: Jo gabimisht mamatë dhe gjyshet tonë përdornin vezën në recetat e tyre të bukurisë. Përveç vitaminës B2, vezët përmbajnë dhe vitaminë B5 dhe B12. Të dy këta elementë ushqejnë dhe hidratojnë lëkurën dhe flokët .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat