Largojeni aromën e keqe të gojës për vetëm 5 minuta

Shëndetësia

Largojeni aromën e keqe të gojës për vetëm 5 minuta

Më: 24 prill 2017 Në ora: 15:27
Ilustrim

Gjëja më e rëndësishme për trupin ashtu si edhe shëndetin në përgjithësi është higjiena personale.

Personat që nuk kujdesen për higjienën e tyre personale shumë shpesh bëhen të padëshiruar nga të tjerët. Por ndonjëherë, pavarësisht higjienës së duhur, njerëzit mund të përballen me aromë të keqe të gojës.

Madje kjo gjë ndikon në vetëbesimin e tyre dhe mund t’i bëjë ata që të ndihen të turpëruara. Por a e dini se ekziston një mënyrë krejtësisht natyrale që mund t’iu ndihmojë të eliminoni aromën e keqe të gojës?

Përbërësit:

Lëngu i dy limonave

Një filxhan ujë i ngrohtë

Gjysmë lugë gjelle pluhur kanelle

1 lugë mjaltë

1 lugë sodë bikarbone (sodë buke)

Si ta përgatisni?

Përzieni bashkë mjaltin dhe kanellën, e më pas shtoni edhe lëngun e limonave.

Më pas shtoni ujin e ngrohtë dhe sodën bikarbone. Përzieni mirë të gjithë përbërësit dhe më pas vendosini në një shishe qelqi.

Këtë përzierje përdoreni si pastrues. Pastrojeni gojën tuaj duke përdorur 1 ose 2 lugë nga kjo përzierje.

Mjalti dhe kanella kanë efekte antibakteriale derisa soda bikarbone ka efekte zbardhuese. Limoni në anën tjetër jep freski dhe kështu bën që të keni një frymëmarrje të freskët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat