Një akullore në ditë kuron shumë sëmundje

Shëndetësia

Një akullore në ditë kuron shumë sëmundje

Më: 12 maj 2017 Në ora: 15:21
Ilustrim

Akullorja është e pasur me kalcium, ajo përmban vitaminat D, A, B12 dhe K, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e organizmit.

Shkencëtarët kanë identifikuar potencialin e akullores dhe e kuptojnë që është relativisht e mirë për shëndetin njerëzor, por duhen shtuar në të antioksidantë, probiotiokë, prebiotikë dhe fibra tek frutat e freskëta apo të thata që shtohen në të.

Ky “lloj i ri i akullores” mund të ndihmojë në parandalimin sëmundjeve të aparatit tretës, reduktimin e kolesterolit, dobësimin dhe përmirësimin e sistemit imunitar. Akullorja ka indeks të ulët glicemik, çka parandalon krijimin e sëmundjeve të zemrës, ul nivelet e larta të kolesterinës, krijon qëndrueshmëri në insulinë, peshë dhe diabet.

Ka pastaj shumë antioksidantë që mund të gjenden në sasi të konsiderueshme në akulloren me fruta të vërteta pylli apo të asaj me çokollatë fondente. Akullorja ka cilësi që shkojnë përtej vlerave ushqyese, si për shembull, akullorja i bën mirë fytit, ndihmon në rifreskimin kur ai djeg dhe heq dhembjen.

Megjithatë, ju duhet të keni kujdes me konsumimin e akullores, sepse akullorja është e pasur me acide të ngopura yndyrore dhe kalori, ndërsa konsumimi shumë i shpejtë mund të shkaktojë dhimbje të kokës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat