Përdorimet e jashtëzakonshme të ujit të oksigjenuar, nga pastrimi deri tek kopshtaria

Shëndetësia

Përdorimet e jashtëzakonshme të ujit të oksigjenuar, nga pastrimi deri tek kopshtaria

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 02:55
Ilustrim

Me shumë mundësi, kur dëgjoni togfjalëshin peroksid hidrogjeni, asgjë nuk ju vjen ndërmend, pasi të gjithë e njohin ne emrin ujë i oksigjenuar!

Formula ndryshe e këtij uji e bën të jashtëzakonshëm këtë të fundit .

Në ndryshim nga uji i zakonshëm me formulën H2O, uji i oksigjenuar nga vetë fjala është i pasuruar me oksigjen dhe gjen shumë përdorime! Ne do të ndajmë me ju më poshtë 8 mënyra si mund ta përdorni këtë ujë

1. Pastron gotat e qelqit në kuzhinë si asnjë përbërës tjetër

2. Dezinfektues i dërrasës ku priten perimet apo rihet mishi dhe i banakut të aneksit ku priten perimet apo rihet mishi dhe i banakut të aneksit

3. Eleminon çdo substancë toksike dhe të dëmshme nga lëkura e frutave dhe e perimeve.

Lërini frutat dhe perimet në peroksid hidrogjeni për një deri në dy minuta para se të shpëlani me ujë të pastër.

4. Pastron frigoriferin

5. Largon dhe njollat më të vështira. Ajo që duhet të bëni është të lagni njollën me ujë të oksigjenuar 3% dhe ta lini për një minuta. Shpëlajeni me ujë të bollshëm e do të shihni sesi njolla do të jetë zhdukur

6. Parandalon krijimin e mykut dhe sporeve në muret e shtëpisë, përgjegjëse për shumë probleme shëndetësore. Mjafton të spërkatni muret me këtë përbërës dhe kërpudhat mikroskopike do e kenë të pamundur të mbijnë.

7.Dezinfekton tualetin si asnjë detergjent tjerër

Hidhni një filxhani ujë të oksigjenuar në tualet dhe lëreni për 20 minuta.

8. Mbron bimët

Për të parandaluar tharjen e bimëve nga kërpudhat natyrale, shtoni gjysme filxhani ujë të oksigjenuar në 3.5 litra ujë dhe më pas ujisni lulet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat