Studimi: Një gotë alkool në ditë rrit rriskun e kësaj sëmundjeje tek femrat

Shëndetësia

Studimi: Një gotë alkool në ditë rrit rriskun e kësaj sëmundjeje tek femrat

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 16:23
Ilustrim

A e dini efektin që mund të ketë një gotë alkool në ditë në shëndetin tuaj? Sipas një studimi të kryer nga American Institute for Cancer Research, një gotë alkool e pirë çdo ditë rrit rrezikun e zhvillimit të kësaj sëmundjeje tek femrat.

Studiuesit janë shprehur se konsumimi i një gote alkool në ditë dhe në një përqindje shumë të lartë rrit rriskun e kancerit të gjirit. Në studimin e publikuar thuhej se aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe intensiv zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit para dhe pas menopauzës. Kjo është hera e parë që një studim ka arritur në këtë përfundim.

Anne McTiernan, një eksperte në këtë fushë dhe autorja udhëheqëse e studimit ka shpjeguar rëndësinë e këtoj zbulimi, duke marrë parasysh përhapjen e madhe që ka marrë ky lloj kanceri midis femrave. Edhe një herë tjetër, ky studim tregon rëndësinë e të pasurit një stil jetese të shëndetshme, duke eleminuar edhe duhanin e alkoolin, të cilat ndikojnë edhe në uljen e rrezikut të shumë sëmundjeve, si tek femrat, po ashtu, edhe tek meshkujt. Grupi i studiuesve ka analizuar gjtihashtu të dhënat e 100 studimeve të kryera, duke përfshirë 260 000 raste me kancer të gjirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat